Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

Lajme 22/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prej vitesh, mungesa e anesteziologëve ka qenë një nga sfidat kryesore të sistemit shëndetësor.

Megjithatë, tashmë në QKUK dhe spitalet rajonale janë shtuar 25 anesteziologë të rinj, të cilët pritet të forcojnë kapacitetet profesionale të sistemit publik shëndetësor duke ndikuar drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve për pacientët.

Sipas Menaxhmentit të Klinikës së Anesteziologjisë, ky fluks i ri ka filluar të lehtësojë ngarkesën e punës, ndonëse numri i përgjithshëm mbetet ende nën nevojat optimale të të gjitha reparteve kirurgjike.

“Kjo e ka përmirësuar relativisht situatën sa i përket numrit. Nuk është numri që u nevojitet klinikave, duke pasur parasysh kapacitetet e mëdha që kanë, por megjithatë jemi të kënaqur me pranimin e anesteziologëve të rinj. Ata tashmë janë sistemuar nëpër klinika dhe efektet e para të përmirësimit po shihen, pasi është ulur presioni”, tha Ismet Jusufi, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv.

Përveç rritjes së numrit të ndërhyrjeve kirurgjike, ky plotësim i stafit do të mundësojë edhe menaxhimin e pushimeve të rregullta vjetore për personelin ekzistues, i cili ka operuar nën mbingarkesë të vazhdueshme.

“Ajo që është e rëndësishme është se pjesa më e madhe e tyre nuk ka arritur t’i kryejë as pushimet vjetore të vitit 2025. Ngarkesa e madhe në punë ka shkaktuar lodhje të stafit. Tani, me shtimin e tyre, synojmë që të paktën ata që kanë punuar pa pushim të mund t’i shfrytëzojnë pushimet e tyre”, vazhdoi Jusufi, raporton Rtk.

Pas pranimit të anesteziologëve të rinj, numri i përgjithshëm i anesteziologëve në QKUK ka arritur në rreth 60, duke qenë pjesë kyçe e çdo ndërhyrjeje kirurgjike, trajtimit intensive, menaxhimit të rasteve urgjente dhe shërbime te tjera të anestezisë. /RTK

Artikulli paraprakShkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë
Artikulli i rradhës Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.