Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosova vazhdon të mos ketë laborator të ADN-së

Lajme 07/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kosova nuk ka laborator për studim të ADN-së megjithëse kërkesat janë të mëdha, thonë ekspertët e fushës. Sipas tyre nuk ka ende një iniciativë për themelimin e një laboratori të tillë.

Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur faktin se në mungesë të buxhetit është pamundësuar hapja e një laboratori të ADN-së.

Kosova nuk ka as Qendër Kombëtare për diagnostikim prenatal, që do të thotë identifikimin e një numri të sëmundjeve të foshnjave gjatë shtatzënisë.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se janë shumë çështje që laboratori i AND –së do të mund t’i zgjidhte.

“Na nevojitet për shumë gjëra, si për dhunën seksuale, e që është shumë me rëndësi. Tek kjo çështje është me rëndësi që personi viktimë të mos i humb provat biologjike dhe të lajmërohet në institutin e mjekësisë ligjore, në mënyrë që të ketë prova biologjike të sulmuesit, e për këtë duhet edhe edukim. Pastaj ka shumë profile gjenetike si testet e amësisë dhe atësisë, e që kemi kërkesa të mëdha, si tek ambasadat për shembull, kur është në pyetje ribashkimi familjar. Është një spektër i gjerë i punëve që do të mund të kryheshin dhe do të kushtonte më lirë se të bëhet jashtë vendit”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, të gjitha analizat e ADN-së në rastin e personave të pagjetur janë kryer në Bosnjë e Hercegovinë për mungesë të një laboratori në Kosovë.

“Gjatë këtyre 18 viteve analizat janë kryer në Komitetin Ndërkombëtar për persona të pagjetur me bazë në Bosnjë e Hercegovinë, saktësisht në Sarajevë dhe Tuzël e që tashmë po bëhen në Hagë. Po flitet se së shpejti do të fillojë laboratori i Agjensionit të Forenzikës pranë Policisë, dhe aty të kryen analizat me të zhdukurit, por deri tash nuk kemi pasur ndonjë analizë të kompletuar”, ka thënë Gërxhaliu.

Edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se ka shumë patologji që do të mund të zgjidheshin me studimin e ADN-së, por që tash për tash në mungesë të këtij laboratori mbetet e pamundur.

“Është më se i domosdoshëm, duke e pasur parasysh patologjitë e ndryshme që kanë të bëjnë me deformime gjenetike, por edhe incestet e ndryshme, por edhe krimet që ndodhin. Pra, laboratori i AND-së mendoj se është shumë i nevojshëm. Ka pasur kërkesë, edhe pse duhet inkorporohen shumë institucione, jo vetëm sistemi shëndetësorë”, ka thënë Syla.

Sidoqoftë edhe mjekët pediatër thonë se mungesa e laboratorit në aspektin e studimit të ADN-së e vështirëson punën e diagnostikimit, sepse në moshën fëmijërore sëmundjet e rralla kanë edhe trashëgimi dhe hulumtimi i tyre është tejet i rëndësishëm.

Artikulli paraprakGjykatat s’merren me shkelësit e Ligjit për duhan
Artikulli i rradhës Tomografia dhe radioskopia tre dimensionale

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.