Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Tiranë organizohet Kongresi i 3-të Mbarëkombëtar: ‘Kujdesi gjatë shtatzënisë dhe lindjes’

Lajme 27/02/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më datat 14-15 prill në Tiranë do të organizohet Kongresi Mbarëkombëtar: ‘Kujdesi gjatë shtatzënisë dhe lindjes’.

Nën patronatin e Dr. Astrit Bimbashit, në kryeqytetin shqiptar për herë të tretë do të organizohet ky kongres i cili edhe kësaj radhe premton prezantime profesionale nga emrat më eminent të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë për organizimin e këtij kongresi:

“TË NDERUAR KOLEGË!
Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në Kongresin e III-të Kombëtar “KUJDESI GJATË SHTATZËNISË DHE LINDJES”, që do të zhvillohet në Datat 14-15 Prill 2017, në Tirana International Hotel, në Tiranë.
Ky eveniment organizohet nga Shoqata Shqiptare e Shëndetit të Traktit Riprodhues (ShShTR) dhe Shoqata Shqiptare e Neonatologjisë (ShShN), nën patronazhin e Fondacionit të Mjekësisë Fetale (Fetal Medicine Foundation – FMF), Universitetit të Mjekësisë, SUOGJ “Koço Gliozheni”, në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare të Edukimit në Vijim – QKEV.

Pjesë mjaft e rëndësishme e këtij eventi do të jetë prania e lektorëve të huaj, të cilët do të ndajnë me ne eksperiencat dhe opsionet më të përditësuara mbi diagnozën dhe trajtimin e problematikave në fjalë.

PREZANTIMET SHKENCORE/POSTERAT
Ju njoftojmë se gjithkush prej jush mund të bëhet pjesë e këtij eventi, përmes pjesëmarrjes dhe/ose prezantimit të studimeve tuaja konform tematikave të këtij Kongresi, që do të prezantohen dhe/ose botohen në buletinin shkencor zyrtar të Kongresit. Ju vëmë në dijeni se afati përfundimtar i dorëzimit të abstrakteve është data 10 mars 2017. Bashkëngjitur po ju dërgojmë në mënyrë të specifikuar dhe kriteret e pranimit të abstrakteve.

KRITERET METODIKE DHE KOHORE TË DORËZIMIT TË ABSTRAKTEVE
ÇRREGULLIMET HIPERTENSIVE GJATË SHTATZËNISË
 Kriteret diagnostike dhe opsionet e trajtimit të HTA kronik/Gestacional
 Përqasje të reja mbi përkufizimin dhe klasifikimin e preeklampsisë
 Nocionet e reja mbi fizpatologjinë e preeklampsisë
 A mund të parandalohet preeclampsia? Impakti i screening-ut për preeklampsi?
 Prioritetet udhëheqëse në menaxhimin e preeklampsisë

KUFIZIMI I RRITJES FETALE
 Kriteret diagnostike të KRF
 Opsionet e reja në menaxhimin e KRF
 KRF në këndvështrimin e neonatologut
 Kujdesi për të porsalindurit me KRF, çfarë kemi ndryshuar
 Impakti i KRF në moshën adulte, Teoria e “Programimit Fetal”

Kriteret e pranimit të abstrakteve:
 Duhet të dorëzohet në dy gjuhë, në shqip dhe anglisht.
 Nuk duhet të ketë më tepër se 400 fjalë (maksimumi 2000 karaktere)
 Abstrakti duhet të përmbajë: titullin, emrat e autorëve, hyrjen, materiali dhe metodat, rezultatet, konkluzioni dhe referencat. Të gjithë këta elementë duhet të jenë të shkruar me bold.
 Shkrimi i përdorur të jetë Times New Roman, Font (madhësia e karakterit) = 12.
 Dita e fundit e pranimit të abstrakteve: 10 mars 2017
 Pranimi i studimit tuaj do të konfirmohet 2 javë pas dorëzimit të Abstraktit

Ju mirëpresim!

Për çdo paqartësi jeni të lutur të kontaktoni në:
[email protected]
si dhe të vizitoni faqen tonë në
www.shshtr-al.com
Kryetari i Bordit Organizativ të KONGRESIT
Prof. Dr. Astrit Bimbashi

e-mail: [email protected]”.

Artikulli paraprakFemra, keni kujdes: Produkti që ju përdorni çdo ditë është toksik
Artikulli i rradhës Shkenca zbulon diçka mahnitëse për biondinat

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.