Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Flet babai i foshnjës që u lind në pllaka të QKUK’së: Bebja pësoi gjakderdhje në tru

Lajme 08/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Foshnja, e cila ra në pllaka gjatë lindjes në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka pësuar gjakderdhje në tru.

Prindërit kanë akuzuar stafin mjekësor për neglizhencë që nuk ka ndërhyrë. Nëna e cila ka lindur fëmijën ka rrëfyer për media se nuk ishte ndihmuar as nga infermieret.

Babai i foshnjës, Bekim Qerimi, ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Qerimi nuk ka pranuar të japë deklaratë më të detajuar rreth rastit, pasi, sipas tij, tash hetimet po zhvillohen dhe pret që drejtësia të ndërhyjë dhe të merren masa ndaj atyre që lejuan të ndodhë dhe lënduan foshnjën e tij, shkruan Zëri.

Ai ka bërë të ditur se foshnja është gjallë, por ka gjakderdhje në tru. Ndërsa gjatë ditës është bërë e ditur se QKUK-ja po hulumton rastin në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.

Po ashtu, janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë”, është njoftuar gjatë ditës nga Zyra për Informim e QKUK-së.

Ndërsa, në një konferencë për medie nënkryetarja e lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se mosbesimi, keqmenaxhimi, mungesa e kapaciteteve dhe mosfunksionalizimi i atyre ekzistuese, financimi jo i qëndrueshëm, keqpërdorimi i donacioneve me pasojë humbjen e besimit të donatorëve potencialë, çdo ditë e më tepër po orienton të sëmurët jashtë vendit dhe po i përballë qytetarët pa të ardhura të mjaftueshme me rreziqe të rënda.

Deputetja, Besa Baftiu, ka theksuar vonesat në fillimin e aplikimit të sigurimeve shëndetësore.

“Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka sigurime shëndetësore publike si pasojë e mungesës së përpjekjeve serioze nga qeveritë e deritashme”, tha ajo.

Baftiu tha se vendimi qeveritar për mbledhjen e premiumeve, që u anulua nga Qeveria në fillim të këtij viti nga presioni publik, ishte po ashtu abuziv

Artikulli paraprakVajza ngel shtatzënë pasi bëri seks anal, por ja çfarë zbulojnë mjekët
Artikulli i rradhës Njerëzit që nuk shëndoshen kurrë japin recetën e kësaj ‘lumturie’

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.