Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Reagon KMDLNJ për skandalin e foshnjës që ra në pllaka të QKUK-së

Lajme 08/04/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rasti i foshnjës së porsalindur që ra në pllaka në klinikën Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke pësuar kështu lëndime të rënda në kokë, ka marr vëmendjen e të gjithëve.

Për këtë rast për të cilin fillimisht raportoi Indeksonline, deri më tani ka reaguar Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, derisa një fjalë nuk e kanë nxjerr gratë deputete e as zyrtarët e shtetit.

QKUK-ja lidhur me këtë rast të rëndë ka bërë të ditur se ka marr masat e para ndaj stafit që neglizhoi lindjen e Vahide Tashollit, duke ua ndërruar vendin e punës të gjithëve, shkruan Indeksonline.

E këtë skandal në sektorin e shëndetësisë e sheh si tejet shqetësues kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala. Sipas tij, për këtë duhet reagimi i shoqërisë dhe ngritja e zërit.

“Rasti i foshnjës në pllaka është vetëm pasqyrë reale e shëndetësisë publike që e kemi në Kosovë dhe shpërfillje e pacientit. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kësaj, po flitet që Prokuroria mund të bëj hetime, por kjo që ka ndodhur është një shkelje e rëndë, ku është rrezikuar edhe jeta e foshnjës edhe e nënës”, tha Shala.

Ai vlerësoi se ata që e kanë bërë pranimin e pacientes në spital është dashur të jenë shumë më të kujdesshëm dhe mos të lejojnë që situata të vije deri te kjo.

“Po të ishte pacientja në një vend larg objektit të QKUK-së kjo mbase do të mund të arsyetohej disi por kështu jo. QKUK-ja do të duhej të ishte vendi më i mirë dhe i përshtatshëm për të lindur aty, e kjo që ka ndodhur është e pafalshme”, tha tutje Shala.

Sipas tij, ndaj kësaj duhet të reagoj jo vetëm Rrjeti i Grave që lëshoi një reagim me shkrim, por duhet të bëhen hetime për ata që e kanë lejuar një situatë të tillë të ndodh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPas 28 orësh në kirurgji, mjeku gjendet duke fjetur në dysheme
Artikulli i rradhës Gjithçka që duhet të dini për gjumin pas lindjes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.