Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

I vdes nipi 1 vjeç: Na e dhuroi Zoti, na e mori doktori

Lajme 01/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në harkun ditor prej 15-ditësh humbin jetën dy foshnje nga 15-muajsh në Pediatrinë e Durrësit

Sipas familjarëve, shkak për humbjen e jetës të të sapolindurve është bërë neglizhenca e mjekëve, të cilët i përcjellin me një rekomandim, pa i vizituar fare, transmeton Gazeta Shëndeti.

Pak ditë më parë, Kujdesi Aga denoncoi publikisht bluzat e bardha për neglizhencë, prej të cilës humbi vajzën 15-muajshe.

Ndërsa sot vjen një tjetër denoncim, ku akuzohen mjekët pediatër të Spitalit të Durrësit.

Më datë 28 mars familja Caka humbi nga Durrësi humbi foshnjës 15-muajsh E.C ku, sipas familjarëve, vogëlushi ndërroi jetë si pasojë e neglizhencës së mjekëve, të cilët nuk kanë ofruar shërbimin e nevojshëm.

Në një deklaratë të dhënë për gazetën Panorama, gjyshi i vogëlushit, Anastas Cuka thotë se mjekët në shërbim, Erjon Hoxha dhe Rasim Lusha janë përgjegjës për vdekjen e foshnjës.

“Ishte data 26 mars dhe nipi filloi të ankohej se ndiente shqetësime. Si gjithë familjarët e tjerë, u drejtuam për në urgjencën e pediatrisë së Durrësit për ta vizituar. Nga mjekët pediatër atë ditë ishte i gatshëm doktor Erion Hoxha, i cili, pasi kreu një vizitë të përgjithshme, na dha ca rekomandime për të blerë ilaçe në farmaci. Na tha “s’ka problem fëmija, se ka fytin të skuqur dhe se kjo është diçka që ndodh te të gjithë të vegjlit, pasi është virozë stine dhe kalon”.

U kthyem në shtëpi dhe po e mbanim djalin nën mbikëqyrje duke i dhënë ilaçet që na kishte rekomanduar doktori dhe një si serum që duhej të merrte nga goja. Por po konstatonim se djali nuk po kishte përmirësim. Ai nuk kishte përmirësim, sepse nuk kishte shqetësimet që pretendonte doktori, virozë stine, por kishte probleme me kanalet e urinës. Kishte infeksion në kanalin e urinës, i cili i preku edhe një veshkë. Djali sa po vinte dhe po rëndohej. Pritëm të zbardhte dita më datën 27 mars dhe iu drejtuam sërish pediatrisë.

Më datën 27, pra një ditë më pas, mjek i gatshëm ishte doktor Rasim Lusha. Na pyeti nëse ishte vizituar më parë nga ndonjë doktor tjetër foshnja. I them se e vizitoi mbrëmë doktor Erioni dhe se ai na kishte thënë se e ka virozë stine dhe na dha ca rekomandime. Por e informova mjekun se ilaçet nuk ishin të dobishme, pasi djali po përkeqësohej. Doktor Rasimi e pa djalin, gjoja i bëri një kontroll sipërfaqësor dhe tha “s’ka gjë fare”. Na dha edhe ai një recetë për të marrë ca ilaçe e na rekomandoi të shkonim në shtëpi.

Ne këmbëngulëm që të kryheshin vizita të detajuara, pasi nuk kishim probleme për lekë, vetëm djali të bëhej mirë. E kishim dritën e syve. Ishte djali i parë dhe i vetëm. E kishim pikë të dobët dhe do të bënim të pamundurën të mundur nëse varej te paratë. Nuk kishim problem ta çonim edhe në fund të botës për ta mbajtur në jetë. Por doktor Rasimi më tha se dilte garant për jetën e tij, madje më tha që “mos harxho kot kohë dhe para me vizita, sepse djali nuk ka absolutisht asnjë gjë dhe shumë shpejt do t’i kalojë pasi janë viroza stine dhe të gjithë fëmijët i ka prekur.

u rikthyem prapë në pediatri për të tretën herë në tri ditë, sepse gjendja shëndetësore e nipit po përkeqësohej në vend që të përmirësohej. Ditën e tretë ishte e gatshme një mjeke e vjetër, specialiste shumë e mirë, por që nuk ia mësuam dot emrin. Sapo e pa gjendjen e djalit, “bo bo, tha, shpejt se situata qenka alarmante”. Kontaktuan njëfarë doktor Arjani dhe po kryenin vizita të detajuara, i bënë eko. “Shpejt, thanë, dërgojeni në Tiranë, se ka aparatura më të avancuara dhe se situata është alarmante”.

Me paturpësinë më të madhe, ta marrë vesh i gjithë populli, i kanë dhënë ilaç për fytin, ndërkohë që djali nuk kishte urinuar. Pse nuk i bënë analizat?! Përse nuk e shtruan në spital?! E përcollën si njlë pulë të ngordhur. E përcollën se thanë është virus, nuk ka gjë. E shtruan te reanimacioni, thërriste o baaa, kërkonte ndihmë, çfarë ndihme t’i jepja kur aty ishin doktorët që po ma fusnin në dhe me zor! Një djalë të këndshëm na e dhuroi Zoti, na e mori doktori.

Para disa ditësh, një tjetër foshnjë 15 muajshe ka vdekur si pasojë e papërgjegjshmërisë së mjekëve në spitalin e Durrësit. Nuk dua që të tjerët të përjetojnë të njëjtën gjë si ne, sepse mjekët po vrasin njësoj si kriminelët. Kriminelët vrasin me armë, ndërsa këta nga papërgjegjshmëria. Nëse nipi im do të kishte marrë kujdesin e nevojshëm nga ana e stafit mjekësor, do të ishte gjallë sot.”

Artikulli paraprakHiqni lëkurën e errët në zonat publike me këto mënyra
Artikulli i rradhës Horoskopi, 2 maj 2017

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.