‘Fidget Spinners’ janë mjeti i fundit që duket se ka ndalë në skenë, por miqtë tanë nga Amerika po alarmojnë se kjo lojë nuk sjell vetëm kënaqësi.
Duket se në pajisjet në të cilat përdoren nga fëmijët tanë, janë gjetur në disa raste që po përmbajnë sasi të rrezikshme të plumbit dhe merkurit, transmeton Gazeta Shneta.
Të gjitha pajisjet ‘fidget spinners’? Natyrisht jo. Problemi është, megjithatë, se nuk ka licensë nga qeverisja se kush mund dhe kush nuk mund t’i prodhojë ato, dhe pak ose aspak mënyrë për të konfirmuar se cilat janë bërë nën kontrollin e cilësisë dhe cilat janë nga vendet si Kina, produktet e të cilës njihen si jo-cilësore.
Shënime nga Brett MacDonald i AFF:
Vetëm javën e kaluar, 200,000 njësi të lodrave popullore u kapën nga zyrtarët e doganave të BE-së për mosrespektimin e standardeve shëndetësore të vendosura nga Bashkimi Europian.
Ky zbulim është një tjetër rikujtues se prindërimi kërkon vigjilencë të vazhdueshme në të ardhmen./Gazeta Shneta/