Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Porosit mjeku kosovar: Keni kujdes nga insektet në këtë verë

Lajme 06/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Kosovë insektet përhapen në verë, në natyrë dhe më shumë rrezikohen fëmijët dhe pleqtë.

Vendet ku më tepër insektet kafshojnë njerëzit janë në gju dhe në buzë, po ka edhe persona me alergji dhe për këtë domosdo duhet të jenë në kontroll të mjekut deklaroi në emisionin e mëngjesit në RTK, Basri Lenjani, specialist i mjekësisë emergjente.

Ai tha se shenjat e pickimit janë enjtja, skuqja, ndryshimi i lëkurës, ku sipas tij menjëherë duhet të intervenohet dhe të ekzaminohet.

Sipas tij, duhet të këshillohen qytetarët e vendit se si duhet të kujdesen në momentin e pickimit nga insektet çfarëdo që janë ato, duke përfshirë edhe rriqrat që në vendin tonë ka pasur edhe vdekje.

Lenjani tha se popullata duhet të përgatitet dhe ti ketë masat mbrojtëse nëse është i interesuar të punojë në kopsht, të vesh rroba me mëngë të gjata dhe të mos ekspozojë lëkurën. Ai tha se rajonet më të prekura nga rriqrat janë Malisheva dhe Rahoveci ku ka më shumë bari dhe shkurre, por që rreziku nga to tani është më i vogël falë kujdesit më të madh institucional.

Sipas tij, Klinika Emergjente mund ta përballojë fluksin e pacientëve emergjent dhe gjithnjë ju ka dalë në ndihmë gjithë qytetarëve të vendit.

Janë 5 insekte sipas Lenjanit, që janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut si: grerëzat japoneze që shkakton efekte negative në trupin e njeriut që përmban helme toksike, e që në trupin e njeriut mund të shkrijë indet, është buburreci safari është i gjatë 2 cm i cili po ashtu shkakton infeksion në trupin e njeriut, miza cc që rritet çdokund, buburreci simpatik dhe insekti që shkakton sëmundjen çaga.

Megjithatë, sipas tij, Kosova nuk është e rrezikuar shumë nga këto sëmundje, kur dihet se shumica që u përmendën më lart nuk gjinden në vendin tonë, por nëse ka raste të tilla intervenimi në emergjencë është i domosdoshëm./Gazeta Express/

Artikulli paraprakPasi të keni ndalur së bëri seks, këto gjashtë gjëra do të fillojnë të përkeqësohen
Artikulli i rradhës Bebja nuk ishte në gjendje të ecë pasi u zgjua nga gjumi, pasi i ndodhi diçka e tmerrshme

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.