Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Tenderi MSH-së prej 200 mijë eurosh i “dedikohet” vetëm një operatori

Lajme 07/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në një tender prej 200 mijë eurosh, Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka vendosur të blej vetëm prej një operatori pajisje radiologjike, laboratorike, stomatologjike dhe pajisje nga fusha e internos.

Kompanitë kanë deponuar kërkesa për ndarjen në llote të këtij tenderi që MSh të marrë oferta më të lira. Por, MSh nuk ka bërë një ndarje të tillë me arsyetimin se të gjitha këto janë pajisje mjekësore

Një tender i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë në vlerë prej 200 mijë eurosh ka ngritur dilemat e operatorëve ende pa përfunduar procedurat e prokurimit.

Rtklive.com ka arritur të siguroj pjesë nga dosja e tenderit të shpallur më 25 prill 2017 me numër të prokurimit 206-17-1705-1-1-1, me titull “Furnizim me pajisje mjekësore për Kujdesin Parësor Shëndetësor”.

Vlera e tenderit është 200 mijë euro kurse afati për fillim dhe përfundimin e kontratës është 180 ditë.

Edhe pse tenderi është në procedurë e sipër, në pjesën e pyetjeve të operatorëve ekonomikë, ku jepen informacione sqaruese, një operator ka një vërejtje sa i përket ndarjes në llote të këtij tenderi.

Mes pajisjeve që kërkohen me këtë tender janë edhe karrigeja stomatologjike që është pajisje mjekësore dentare, monitor elektokardiografik që është pajisje mjekësore për sëmundjete interne, analizatori hematologjik dhe analizator klinik biokimik që janë pajisje mjekësore për laborator si dhe kërkohen pajisje radiografike së bashku me digjitalizuesin radiografik dhe printer që hyjnë në fushën e radiologjisë.

Pikërisht mbi këtë bazë, një operator ka dhënë vërejtjen e tij në lidhje me mos ndarjen e tenderit në llote.

“Kërkoj që tenderi të ndahet në llote për arsye se të gjitha pajisjet janë të fushave të ndryshme, në mënyrë që ofertat të jenë më të specifikuara dhe më të favorshme”, shkruan një kompani në pjesën ku operatorët mund të bëjnë pyetjet e tyre në lidhje me dosjen e tenderit të përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë. Në shkresë pos vërejtjes nuk figuron emri i kompanisë që ka bërë kërkesën.

Por, pikërisht në dokumentet e siguruara nga rtklive.com, figuron edhe përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Zyrtarë të prokurimit të kësaj ministrie janë përgjigjur se ndarja e loteve nuk mund të bëhet pasi “kemi të bëjmë me të njejtën kategori – pajisje mjekësore”.

Ndërkohë, rtklive.com ka dy ditë që ka adresuar pyetje zyrtarëve të MSh-së në lidhje me këtë tender. “A janë të të njejtës kategori: Karrigeja stomatologjike, Monitori Elektokardiografik, Analizatori hematologjik, Analizatori klinik biokimik dhe pajisjet radiografike së bashku me digjitalizuesin radiografik?”, është pyetja që zyrtarët e MSh-së nuk i janë përgjigjur dy ditë me radhë.

Ndërkohë, udhëheqësi i zyrës së prokurimit në Ministri të Shëndetësisë Alban Pozhegu ka thënë se kërkesa është bërë si e tillë nga vet njësia kërkuese. “Ju mund ta shihni në MSH kërkesën që është bërë ashtu nga vet njësia kërkuese”, ka thënë Pozhegu.

Në Ministri të Shëndetësisë ndërkaq nuk janë përgjigjur nëse ky tender do të arrij të përmbyllet me 200 mijë euro dhe nëse afati për realizimin e kontratës është i zakonshëm apo më i gjatë se herave tjera.

Artikulli paraprakLotët kësaj bebe, ia shkaktoj një këngëtare e njohur (Video)
Artikulli i rradhës Trendi më i ri: Femrat po vendosin fole bletësh në vagjinë, arsyeja do t’iu çmend

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.