Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si e bleu çifti homoseksual beben shqiptare për 70 mijë euro

Lajme 28/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një çift homoseksualësh, banues në provincën e Pavias në Itali, e i përbërë nga një avokat italian dhe i dashuri i tij shqiptar, kanë blerë për 70 mijë euro një foshnjë të sapolindur shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia Italiane e cila ka denoncuar çiftin homoseksual,  me akuzën se kanë paguar prindërit biologjikë të foshnjës duke u shtirur se avokati italian është babi i të sapolindurit.

Është denoncuar gjithashtu dhe nëna biologjike e fëmijës e sipas hetimeve  ajo ka mbërritur në shtetin italian në gjënden e një shtatëzanie të avancuar dhe e shoqëruar nga i dashuri i saj që është dhe babai i vërtetë i foshnjës.

Por menjëherë pas mbërritjes në Itali, avokati homoseksual është martuar me nënën shqiptare me qëllimin e vetëm për të marrë atësinë e foshnjës.

Ngjarja komplikohet kur zbulohet se i dashuri i saj dhe babai i vërtetë i foshnjës është vëllai i homoseksualit shqiptar që bashkëjeton prej vitesh me avokatin italian.

Pakti i marrëveshjes mes dy çifteve ishte lindja e fëmijës në shtetin italian e heqja dorë nga atësia biologjike kundrejt pagesës së një shume prej 70 mijë euro. Menjëherë pas lindjes së fëmijës, çifti shqiptar është rikthyer në Shqipëri.

Denoncimi i kësaj ngajrje ka ardhur pas një rrëfimi konfidencial në polici të një personi të tretë.

Mbi këtë martesë “të stisur” policia italiane ka nisur menjëherë hetimet, të cilat kanë detyruar avokatin italian të kërkojë rikthimin e detyruar në Itali të nënës së foshnjës.

Por bashkëjetesa e forcuar  e mospagesa e të gjithë shumës ka shkaktuar grindje mes dy çifteve.

Pas marrjes në pyetje nga policia italiane, nëna shqiptare ka rrëfyer tërë historinë duke pranuar se ka marrë nga çifi homoseksual vetëm 5 mijë euro nga 70 mijë euro të premtuara.

Analiza e ADN së fëmijës ka vërtetuar atësinë e vërtetë. Për momentin nëna e foshnja ndodhen në një strukturë mbrojtjeje në Itali. /oranews

Artikulli paraprakPlani i Ushqimit për bebet: Nga muaji i 10-të deri në muajin e 12-të
Artikulli i rradhës Çfarë lloj uji duhet të përdorni për të përgatitur qumështin e fëmijës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.