Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e 18-vjeçares pas operacionit, familjarët: Na thanë “s’e çojmë dot mjeken nga gjumi”

Lajme 14/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Historia e vajzës 18-vjeçare nga Gramshi, e cila humbi jetën në spitalin e Elbasanit pas një ndërhyrje kirurgjikale, është risjell sot në emision ‘Me zemër të hapur’.

Familjarët e Ketjona Ibrahimit, dy motrat dhe kunati i saj, me dhimbje të madhe kanë treguar kalvarin e vuajtjeve se si ndodhi ngjarja që i mori jetën adoleshentes. Ata akuzojnë mjeken kirurge për mjekim të pakujdesshëm, J. Maksutin, 43 vjeçe dhe kanë bërë edhe denoncim ndaj saj.

Ketjona u ndje keq me dhimbje barku, dhe të vjella. Më pas e çuan në spitalin e Gramshit. Pasi i vunë serume, dhe ilaçe pa fund, nuk e qetësuan dot. Ajo vetëm bërtiste, kishte dhimbje të forta. Na thanë mjekët që niseni për në Elbasan.

Nëna më njoftoi edhe mua dhe e çuam në Elbasan, dhe atje i bënë shumë serume. Dhe nuk kishin ide se çfarë kishte motra. Ajo bëri dy operacione. E hapën në vezore, dhe thanë se nuk kishte gjë. Më pas e bënë operacion nga tëmthi, ia hoqën. Por nuk gjetën gjë”, pohoi e pikëlluar motra e saj.

Sakaq, kunati i Ketjonës i bëri thirrje shtetit që të hetojë lidhur me këtë ngjarje, ndërsa pohoi se familja kërkon drejtësi.

Mes të tjerash motra e 18-vjeçares shton edhe më tej ndërsa shton se askush nga spitali i Elbasanit nuk jepte informacion kur ata kërkonin mjeken kirurge. Ajo pohon mes të tjerash se një mjek roje i kishte pohuar se doktoresha mund të ishte edhe në gjumë. Pyeta se ku është doktoresha, por më thanë se:

Nuk mund ta zgjojmë nga gjumi, ajo mund të vij në orën 8-9 apo dhe 10”.

Si ndodhi ngjarja tragjike

Mesnatën e 7 korrikut Ketjona Ibrahimi ndjeu dhimbje të forta barku dhe të vjella. Në orën 02.30 të mëngjesit ajo është dërguar në spitalin e Gramshit ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Por pasi gjendja nuk është përmirësuar, është dërguar në urgjencën e qendrës spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Edhe në urgjencë nuk është përmirësuar, ndaj është kërkuar ndihma e specializuar nga mjekët kirurgë. Pasi janë konsultuar mjekët kirurgë kanë arritur në përfundimin se ajo mund të kishte hemorragji në vezore dhe organet e riprodhimit.

Ndaj pas kësaj konsulte është dërguar në maternitet. 18-vjeçarja i është nënshtruar operacionit në maternitet por mjekët nuk kanë konstatuar hemorragji në organet e riprodhimit. Ata kanë konstatuar një lëng të përhapur në hapësirën e barkut. Ndaj është rikthyer në kirurgji.

Mjekja J. Maksuti ka kryer pastrimin e lëngut dhe më pas e ka futur pacienten në reanimacion. Është dyshuar edhe për probleme në mëlçi me tëmthin. Fill pas kësaj procedure gjendja e saj është përmirësuar. Ajo ka komunikuar edhe me familjarët.

Por në mbrëmje, në orën 22:00 vajza ka shfaqur konvulsione të forta dhe, megjithëse është ndërhyrë duke aplikuar gjithë procedurat në këto raste, ajo nuk ka mbijetuar. Ketjona Ibrahimi u operua në spitalin e Elbasanit dy ditë më parë, por pas ndërhyrjes ajo ka ndërruar jetë.

Sipas autopsisë, është konstatuar se problemi ka qenë në mushkëri dhe se vdekja ka ardhur nga mpiksja e gjakut në mushkëri./BalkanWeb

Artikulli paraprakMomenti emocionues kur foshnja sheh nënën e saj për herë të parë (Video)
Artikulli i rradhës E vërteta për qumështin e gjirit në syrin e skuqur

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.