Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, është realizuar një operacion që sipas mjekëve nuk kryhet as në vendet e rajonit.
Mjeku Enver Fekaj i cili ka njoftuar për këtë ndërhyrje, ka treguar se operacioni njihet si reseksion intersfinkterik i rektumit me anastomoze kolonale, shkruan Gazeta Shneta.
“Potenca e këtij operacionit qëndron ne faktin qe te pacientet me karcinome te pjesës se poshtme te rektumit, përfitimi i pacientit eshte se ai nuk mbetet me kolostome, por pas heqjes se tumorit, rivendoset kontinuiteti i zorrës dhe nuk ka nevoje per kolostome (kolostome dmth kur zorra nxirret ne lekure e përmbajtja grumbullohet ne qese)”, ka bërë të ditur Fekaj.
Përveç Ass. Dr. Enver Fekaj, mjekët tjerë ishin edhe Dr. Arber Morina, Dr. Idriz Memaj, Dr. Nazim Musliu dhe anesteziologen Dr. Turkane. /Gazeta Shneta/