Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Diskriminimi i pacientëve dhe keqpërdorimi i buxhetit për të sëmurët nga zyrtarët e MSH-së

Lajme 09/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2016, ka ndarë rreth 6 milionë euro për programin e dërgimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.

Por krejt këto miliona nuk janë ndarë në mënyrë të rregullt, dhe jo krejt pacientëve që kanë kërkuar mjete për shërim, shkruan Gazeta Shneta.

Zyrtarët e Ministrisë, përkatësisht Bordi Ekzekutiv që bënë ndarjen e këtyre parave, ka diskriminuar qytetarët në shqyrtimin e aplikacioneve, ndërsa të tjerëve iu ka ndarë paratë pa i plotësuar dokumentet e kërkuara.

Kjo bëhet e ditur në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin e kaluar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ 10/2013 për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike, kërkesat e pacientëve duhet të shqyrtohen sipas datës te arritjes së tyre.

“Mirëpo, ne kemi identifikuar se trajtimi i tyre nuk bëhet çdo herë sipas radhës. Duke pasur lëndë ende të pa shqyrtuara, Bordi Ekzekutiv kishte pranuar dhe aprovuar lëndë të reja. Përderisa për disa lëndë kohëzgjatja e shqyrtimit dhe ekzekutimit të tyre ishte më pak se një muaj, për disa të tjera ishte deri në një vit”, thuhet në raport.

“Vonesat ishin shkaktuar kryesisht tek Bordi Ekzekutiv ngase nuk kishte vonesa të theksuara në pranimin dhe shqyrtimin e tyre nga zyra për TMJISHP dhe komisioni për vlerësim mjekësor”, shtohet po aty.

Zyra për TMJISHP kishte proceduar për shqyrtim 8 aplikacione, në të cilat mungonin profaturat, ndërsa dy raste të tjera janë subvencionuar me 60 mijë euro me raport të nënshkruar nga vetëm 2 mjekë, e që nga UA kërkohet të jenë 3 sosh.

“Nuk kishte ndonjë shpjegim pse kanë ndodhur këto mospërfillje të kërkesave  ligjore; dhe Kërkesat rregullative nuk ishin respektuar edhe në raste tjera si: një pacient ishte kompensuar në 100% të vlerës së profaturës prej 7,850€, derisa sipas udhëzimit administrativ, ishte dashur të subvencionohej vetë me 70% të profaturës apo 5,495€; në një rast tjetër, nuk ishte kompensuar ne 100% të vlerës së pro-faturës, edhe pse lejohej”, theksohet në të gjeturat e raportit.

ZKA poashtu ka gjetur se Ministria e Shëndetësisë për vitin e kaluar është barazuar me vetëm 6 nga 100 spitale private, ku ka financuar trajtimin e pacientëve.

Përveç kësaj, pacientët i marrin fondet nëpërmjet profaturave, por nuk i sjellin faturat pas trajtimit të tyre nga spitalet respektive. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRazije Musa ju tregon pse beben e zë gjumi pas ushqimit me gji
Artikulli i rradhës UBT lidh marrëveshje me Universitetin e Hungarisë për avancimin e studentëve në fushën e mjekësisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.