Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

126 kosovarë kryen transplant të veshkave jashtë shtetit

Lajme 28/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Numri i përgjithshëm i pacientëve në dializë është 830, përderisa 126 kanë bërë transplant të veshkave jashtë shtetit. Në Kosovë nuk ka bazë ligjore për transplante të tilla, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Numri i pacientëve kosovarë që i nënshtrohen dializës në Klinikën e Nefrologjisë po rritet nga viti në vit. Rreth 90 pacientë të ri për çdo vit i nënshtrohen shërbimit të dializës, përderisa numri i përgjithshëm i pacientëve në dializë është 830.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” Ibrahim Rudhani nga Klinika e Nefrologjisë, e cila funksionon në kuadër të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Rudhani ka bërë të ditur se në mungesë të ligjit në Kosovë ende nuk mund të bëhet transplantimi i veshkave, me ç’rast pacientët kosovarë detyrohen të shkojnë jashtë vendit për shërbime të tilla.

“126 pacientë nga Kosova kanë bërë transplantin e veshkave jashtë vendit, pasi që në mungesë në ligjit kemi edhe mungesë të stafit të specializuar për transplant të veshkave. Ministria e Shëndetësisë i ndihmon financiarisht pacientët që kanë probleme me veshkë për ta bërë transplantin jashtë vendit, të cilët më pas i mbikëqyrim në Klinikën Nefrologjisë”, ka bërë të ditur Rudhani.

Artikulli paraprakÇfarë duhet të hajë një fëmijë në mëngjes?
Artikulli i rradhës “Ky është realiteti” – një nënë rrëfen se sa e vështirë mund të jetë gjidhënia

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.