Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA miraton metodën e re për shërimin e leuçemisë

Lajme 02/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan të mërkurën se kanë miratuar një terapi gjenetike me qeliza, e cila si e tillë në SHBA do të zbatohet për herë të parë.

Veprimi historik i Administratës për Ushqim dhe Barëra (FDA) lejon një trajtim të ri që përdor gjakun e pacientit që vuan nga leucemia për të sajuar një metodë e cila sulmon kancerin, njofton TRT.

Në të shumtën e rasteve, shkencëtarët e quajnë këtë terapi si “ilaç i gjallë” sepse përfshin përdorimin e qelizave imune të modifikuara gjenetikisht, të marra nga pacienti.

Ilaçi “Kymriah” është prodhuar nga kompania “Novartis Pharmaceuticals” dhe Universiteti i Pensilvanisë dhe i njëjti do të mund të përdoret te fëmijët dhe tek të rinjtë deri në moshën 25 vjeçare të cilët vuajnë nga leucemia akute limfoblastike (ALL), që është kanceri më i përhapur tek fëmijët në SHBA.

“Po tejkalojmë një kufi të ri në inovacionin mjekësor me aftësinë për të riprogramuar qelizat e një pacienti për të sulmuar një kancer vdekjeprurës”, tha komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb, i cili në këtë post u emëruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai tha më tej se teknologjitë e reja siç janë terapitë me gjene dhe qeliza kanë potencialin për të transformuar mjekësinë dhe të trajtojnë shumë sëmundje të rënda vdekjeprurëse.

Novartis tha se ky trajtim i sëmundjes së leucemisë ka shkallën e suksesit prej 83 për qind.
Instituti Kombëtar i Kancerit vlerëson se 3.100 pacientë diagnostikohen çdo vit me leuçemi e cila mund të shfaqet në forma të ndryshme.
Më pak se 10 për qind e pacientëve me formën më të zakonshme të leucemisë mbijetojnë më shumë se pesë vjet nën regjimet aktuale të trajtimit, tha Novartis. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDoktorët ende nuk e kanë gjetur sëmundjen e kësaj vajze
Artikulli i rradhës Horoskopi për ditën e sotme, e diel 3 shtator 2017

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.