Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kosovë: Personat me nevoja të veçanta përballen me shërbime të mangëta shëndetësore

Lajme 04/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimet shëndetësore për personat me nevoja të veçanta në Kosovë vazhdojnë të jenë të mangëta.
Shumë trajtime që do duhej t’i merrnin personat me nevoja të veçanta, sidomos ata që janë të varur nga karrocat, nuk mund t’u ofrohen atyre brenda institucioneve publike shëndetësore.

Këtë e thotë Mejreme Llumnica, asistente e mirëqenies sociale në organizatën Hendikos. Sipas saj, ka raste kur në mungesë shërbimesh shëndetësore adekuate, shumë raste kanë përfunduar me fatalitet.

“Fatkeqësisht shërbimet shëndetësore nuk janë të mira, ndonëse janë të domosdoshme. Shumë nga to edhe mungojnë. Një shërbim që ka nevojë më së shumti është trajtimi për dekubit. Ky shërbim mungon, është shërbim për varrat dekubotare. Kjo është një sëmundje e shpeshtë e personave të varur nga karroca. Tek ne trajtohet vetëm në fazën e fundit, atëherë kur duhet intervenimi kirurgjikal. Më pas prapë mungon rehabilitimi e që është i domosdoshëm”, thekson Llumnica.

“Ka pasur raste që kanë përfunduar me fatalitet, si pasojë e diagnozës , nga varrat dekubitare, dhe kjo ndodhë për shkak të pozitës që e kanë njerëzit që janë të varur nga karroca”, shton ajo.

E drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj thotë se duhet të bëhet më shumë për këtë kategori të shoqërisë, ndonëse përmend disa lëvizje pozitive që janë bërë sa u përket shërbimeve shëndetësore për personat me nevoja të veçanta.

“Është miratuar Ligji për personat e varur nga karroca dhe në këtë kuadër kemi formuar komisione konsoliare në nivel të spitaleve, aty ku janë specializimet e që ka nevojë. Së paku një herë në javë, këtyre personave të ju dalin në ndihmë e që ju takon me ligj”, thotë Gjocaj.

“Për shërbimet që nuk ekzistojnë dhe që duhet dalin jashtë vendit, është e rregulluar me udhëzime administrative. Në të kaluarën ka pasur edhe qendra rehabilituese, por tash mungojnë pasi janë privatizuar. Është folur shumë që lista esenciale të ndryshojë për këtë kategori, pasi kanë nevojë për material hargjues të vazhdueshëm”, thekson ai.

Në anën tjetër, zonja Llumnica tha se përpos shërbimeve mungon edhe stafi i trajnuar për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për personat me nevoja të veçanta, shkruan REL, transmeton Gazeta Shneta.

“Personat në karroca kanë probleme edhe me infeksione, për shkak të pozitës së detyrueshme dhe trajtimet janë shumë të mangëta. Në gjithë Komunën e Prishtinës, por mungon edhe stafi i trajnuar”, thotë Llumnica.

Aktualisht, në Kosovë nuk ka statistika të sakta, por sipas informatave që posedojnë organizatat që merren me të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë, thuhet se janë rreth 150 mijë persona me nevoja të veçanta, ku prej tyre, rreth gjysma, vlerësohet të jenë fëmijë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Pas dy aborteve, si e linda foshnjen gjatë trazirave të uraganit”
Artikulli i rradhës Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shtator 2017

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.