Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kjo është kompania që prodhon gazin e dyshuar për vdekjen e pacientëve në QKUK

Lajme 13/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë ditës së sotme kanë ngritur dyshimet mbi gazin oksidol, si shkak i vdekjes së pacientëve në QKUK.

Ministri Uran Ismaili, ka deklaruar sot në media se inspektorët e MSH-së kanë identifikuar kompaninë që ka furnizuar QKUK-në me gazin oksidol dhe së bashku me Policinë e Kosovës e kanë vizituar atë, shkruan Gazeta Shneta.

Kompania ka pasur licencë për importimin e gazit, por inspektorët kanë gjetur atë duke prodhuar oksidol.

Bëhet fjalë për kompaninë N. P. T. Sh. “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku, për të cilën ministri Ismaili tha se nuk ka licencë për prodhimin e këtij gazi.

Por të kundërtën e thotë për Gazeta Shneta, pronari i kësaj kompanie Naser Guri. Ai e ka pohuar se furnizon QKUK-në, spitalin e Gjakovës dhe atë të Gjilanit.

Por Guri thotë se nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje, që do t’ia ndalonte prodhimin.

“Ata janë duke hulumtuar se operacionit janë bërë në 6 njësi dhe vetëm njëri ka pas probleme dhe problemi mund të jetë i brendshëm”, ka deklaruar Guri.

Ministri Ismaili ka thënë se gazi oksidol është pista kryesore e hetimeve për momentin, për vdekjen e pacientëve në QKUK.

Përveç inspektorëve të QKUK-së, Ministrisë së Shëndetësisë, rastin është duke e hetuar edhe Prokuroria.

Javën e kaluar në tri klinika të QKUK-së kanë vdekur tre persona pasi i ishin nënshtruar operacionit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak​Çdo grua pas moshës 40-vjeçare duhet t’i marrë këto vitamina
Artikulli i rradhës A është pudra e dëmshme për bebet? Mjekët japin përgjigje

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.