Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vdekja e pacientëve në QKUK, analizat e gazit do të bëhen në Shqipëri

Lajme 14/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), thotë se rezultatet e analizave të Institutit të Toksikologjisë në Tiranë do të zbardhin shkaktarin e dy vdekjeve të dyshimta, të cilat kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në sallat e Klinikës së Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Rezultatet e analizave të Institutit të Toksikologjisë në Tiranë do të zbardhin shkaktarin e dy vdekjeve të dyshimta, të cilat kanë ndodhur gjatë javës së kaluar në sallat e Klinikës së Kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me vendim të Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) mostrat e gazrave që janë përdorur gjatë operacionit në Klinikën e Kirurgjisë janë dërguar për analizë në Shqipëri, pasi nga hulumtimet e bëra deri më tash ka rezultuar se faktori njeri dhe preparatet farmaceutike të përdorura gjatë operacionit kanë qenë shkaktarë të dy vdekjeve në sallën e Repartit të Kirurgjisë në QKUK.

Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, të mërkurën, ka nisur t’i grumbullojë informacionet rreth rastit në fjalë. “Prokuroria është në fazën fillestare të grumbullimit të informatave dhe varësisht nga përmbajtja e tyre ne do t’i marrim veprimet e nevojshme”, tha për “Kallxo.com” Armend Hamiti, prokurori i cili po merret me këto raste.

Hamiti më tutje deklaroi se pas mbledhjes së informacioneve mund të pasojnë edhe veprime të tjera.

“Hetuesit janë autorizuar dje për grumbullimin e informacionit dhe sapo të kemi pranuar një raport nga ata, do t’i ndërmarrim veprimet e tjera”, tha Hamiti.

Por në anën tjetër Shemsi Veseli, anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) thotë se në opinion ka pasur dezinformata se bëhet fjalë për katër vdekje të dyshimta në reparte të QKUK-së.

Por, sipas tij, për hir të vërtetës bëhet fjalë për dy vdekje të dy personave të moshës së shtyrë, mbi 70 vjeç, të cilët kanë qenë raste shumë të rënda të diagnostikuar me tumor.

“Por, megjithatë, pasi që kemi marrë informacione se ka pasur disa indikatorë që mund të çojnë deri te vdekja e tyre, drejtori ka thirrur mbledhje urgjente dhe më pastaj ka krijuar disa komisione në kuadër të SHSKUK-së. Një komision është krijuar nga sektori i Farmacisë, të cilët kanë bërë një analizë të produkteve farmaceutike që janë përdorur gjatë operacionit dhe pas analizimit të tyre është konstatuar se të gjitha produktet farmaceutike kanë qenë në rregull”, ka thënë Veseli për gazetën.

Artikulli paraprakKjo është mosha e pacientëve që vdiqën në QKUK, mes tyre një 24-vjeçar
Artikulli i rradhës Fëmijet e baballarëve më të moshuar, janë më shumë sterilë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.