Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbeturinat medicinale të QKUK-së, rrezikojnë qytetarët

Lajme 20/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në kontejnerët brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës shihet se janë hedhur edhe mbeturina medicinale, gjë që sipas infektologëve, janë shumë të rrezikshme.

Kompania “Pastrimi” thotë se me QKUK-në kanë kontratë vetëm për pastrimin e mbetjeve të  Klinikës së Gjinekologjisë dhe Institutit Patologjik.

Infektologu Sali Ahmeti thotë se mbeturinat që hedhen, përfshi edhe ato në hapësirën e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, përbëjnë rrezik të lartë nëse preken në mënyrë të pambrojtur.

“Mbeturinat të cilat hedhen nëpër kontejnerë paraqesin problem potencial për të gjithë qytetarët që i ekspozohen për arsye të ndryshme këtyre kontejnerëve, dhe në mënyrë të veçantë mendoj që mbeturinat që hedhen në QKUK paraqesin rrezik potencial për infeksione të ndryshme, të cilat mund t’i atakojnë personat pa mbrojtje adekuate”, ka thënë Ahmeti.

Drejtori i Sektorit të Shërbimeve Teknike në QKUK, Mehdi Krasniqi i ka thënë Radio Kosovës se kjo njësi është përgjegjëse vetëm pjesërisht për pastrimin e mbeturinave. Ndërsa pjesa tjetër, sipas tij, është në përgjegjësinë e kompanisë publike “Pastrimi”.

“Mbetjet medicinale të shërbimi teknik ka kompetencë që t’i marrë mbetjet të cilat vijnë në qese të paketuara nga klinikat dhe deponohen në deponitë doracake që janë të vendosura pranë klinikave e që  janë të mbyllura. Pastaj përmes kompanisë “Pastrimi”,me të cilën kemi kontratë, vijnë i marrin dhe i largojnë”, ka thënë Krasniqi,

Por, zëdhënësja nga kompanisë  “ Pastrimi”, Arbnora Ademi i ka thënë Radio Kosovës se me QKUK-në  kanë kontratë vetëm  për mbetjet e Institutit Patologjik dhe Klinikës së Gjinekologjisë. Ajo ka thënë se këto të dy qendrat janë të përcaktuara edhe me udhëzimin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.

“Kompania “Pastrimi” është e kontraktuar nga QKUK për mbetjet spitalore, konkretisht për mbetjet nga Instituti Patologjik dhe Klinika e Gjinekologjisë. Kryesisht këto mbetje janë nga lindjet apo placenta, mbetjet nga Instituti Patologjik- amputimet. Mirëpo të gjitha këto përcaktohen në udhëzimin mjedisor të hartuar nga Ministria e Planifikimit Mjedisor”, ka thënë Ademi.

Sidoqoftë,  hapësira e qendrës kryesore spitalore e vendit  jo çdo herë është e pastruar tërësisht.

Artikulli paraprakIsh-deputetja bëhet teze, ja çka thotë për drejtoreshën e Gjinekologjisë (Foto)
Artikulli i rradhës Nëna lë foshnjën të vdesë, arsyeja është shokuese

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.