Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rasti “Medicus”, dy pacientëve dëshmitarë iu mungon veshka e majtë

Lajme 21/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekja ligjore, Carmen Barbu, tha në gjykimin e Lutfi Dervishit se dy dëshmitarëve të mbrojtur të këtij procesi u ishte hequr veshka.

Carmen Barbu, mjekja ligjore që u ftua të dëshmojë për dy raportet e saj rreth dy dëshmitarëve të mbrojtur të rastit “Medicus” tha se atyre u mungonin veshkat e majta.

“Nga fotografimi i CT-së është konstatuar mungesa e veshkës së majtë, ku po ashtu është konstatuar se veshka është hequr në mënyrë kirurgjikale”, tha Barbu.

Ajo më tutje konstatoi se nga aspekti mjekësor nuk kishte arsye t’u hiqej veshka këtyre pacientëve.

“Nuk ka pasur ndonjë patologji apo traumë të rëndë në të kaluarën e pacientëve që do të arsyetonte nga këndvështrimi mjekësor heqjen e veshkës për shkak të ndonjë gjendjeje patologjike”, tha Barbu.

Ekspertja u pyet pastaj nga prokurorja Valeria Bolici se cila veshkë hiqet zakonisht kur dikush e dhuron atë për ndonjë person tjetër.

“Në rast të transplantimit të veshkës në qoftë se ka një dhurues të veshkës zakonisht merret veshka e majtë pasi që vena është më e gjatë dhe është më e lehtë që të riparohet”, konstatoi Barbu.

Mjekja ligjore që njërin raport për pacientët e bëri në vitin 2011, konstatoi në të se në bazë të plagëve/shenjave që i ka hasur atëherë, ato mund të ishin më të vjetra se gjashtë muaj.

Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

Pastaj Gjykata Supreme e riktheu përsëri në rigjykim Rastin “Medicus”, ndërsa Lutfi Dervishi që ndodhej në arrati, u arrestua disa ditë pas vendimit të supremes për rigjykim.

Artikulli paraprakSi duhet të veproni për t’ia liruar bebes hundët e bllokuara
Artikulli i rradhës Sa duhet të shtojë peshë foshnja përgjatë 12 muajve

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.