Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OSHP-ja ishte paralajmëruar për rrezikun e oksidulit të prodhuar nga “Bubeari”

Lajme 26/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Klinike Universitare e Kosovës më 27 janar të këtij viti kishte hapur Njoftimin për Kontratë për furnizim me gazra medicinale, ndër to edhe Oksidul me sasi 40 mijë kg.

Më 7 prill QKUK-ja ka publikuar Njoftimin për Dhënie të Kontratës kompanisë “Messer GTM” nga Mitrovica, me kriterin e dhënis “Çmimi më i ulët”.

Organi Shqyrtues i Prokurimit kishte rrëzuar vendimin e QKUK-së për t’ia dhënë tenderin kësaj kompanie, pas një ankese të operatorit tjetër “Bubeari Komerc”. OSHP-ja kishte marr vendim në favor të kësaj të fundit, duke arsyetuar se nuk qëndron shkaku i eliminimit nga Autoriteti Kontraktues, shkruan Gazeta Shneta.

Arsyeja e eliminimit të “Bubeari Komerc”, bazohej në gabimet aritmetikore mbi 2 %, por sipas OSHP-së “Bubeari” nuk e kishte tejkaluar këtë përqindje.

Por kundër këtij vendimi të Gjykatës së Tenderëve ishte ankuar kompania “Messer”. Sipas procesverbalit të datës 2 gusht, përfaqësuesi i kësaj kompanie Ramadan Ukelli, kishte kontestuar deklaratat tatimore të konkurrentit të tij për vitet “2014, 2015 dhe 2016 min 500,000.00 euro qarkullim”.

Paneli shqyrtues kishte konstatuar se ky pretendim nuk qëndron dhe se “Bubeari” me pronar Naser Gurin nga Kaçaniku, kishte ofruar deklarimet tatimore të dorëzuar në ATK, e për secilin vit tejkalonin shumën prej 500 mijë eurosh.

Por Ukelli kishte paralajmëruar OSHP-në për rrezikun që vinte nga gazi oksidul, nëse i njëjti nuk posedon deklaratën e kualitetit.

“Njoftojmë panelin e respektuar se këta dy artikuj (vj. oksigjen i gazë dhe oksidul), janë jetik për jetën e pacientit si gjatë fazës para operimit, procedurës së operimit dhe pas saj. Të nderuar anëtar të panelit ju njoftoj se Oksidul është produkt medicina-bario ose ilaç dhe deklarata e kualitetit është e domosdoshme ku me këtë dëshmon prodhuesin dhe kualitetin e tij, të cilin OE i rekomanduar për kontratë (vj. “Bubeari”), nuk e ka poseduar në kuadër të dosjes së tenerit”, deklaron Ukelli.

Tutje ai hedh një argument se “Bubeari” është duke prodhuar gazin oksidul në Kosovë, shkruan Gazeta Shneta.

“Në kuadër të dosjes së tij kemi vërejt fletëdërgesa për periudhën 2014-2015-2016, të cilat ai i ka importuar për llojet e gazrave por në asnjërën prej tyre nuk vërehet se ky OE ka importuar Oksidul. Pra shtrohet pyetja kush e prodhon Oksidulin dhe kush garanton cilësinë e tij”, ka shtuar Ukelli.

Këto ankesa nuk ishin marr parasyshë nga OSHP-ja, duke argumentuar se “Bubeari” ka ofruar deklaratën e cilësisë nga prodhuesi.

“OE i rekomanduar për kontratë ka ofruar deklaratën e kualitetit të prodhuesit për gazrat medicinal ku deklaron dhe garanton: ‘Se kualiteti i gazrave medicinave me të cilën do të furnizojë kompaninë ‘Bubeari Komerc SHPK’ do të jetë i lartë dhe sipas standardëve në legjislacion”, thuhet në procesverbal nga Paneli Shqyrtues.

Madje aty shtohet se prodhuesi ka garantuar se do të furnizojë të gjitha gazrat e kërkuara sipas dosjes së tenderit për këtë aktivitet të prokurimit. Por sipas Ukellit, “Bubeari Komerc” nuk kishte importuar asnjëherë Oksidul, i cili poashtu kërkohej në dosjen e tenderit.

“Bubeari Komerc” furnizohej me gazra nga kompania TGS në Maqedoni, e cila edhe kishte lëshuar deklaratën e cilësisë.

Kjo kompani ka prodhuar gazin Oksidul në Kaçanik, me të cilin ka furnizuar Qendrën Klinike Universitare.

Para 2 javësh në QKUK kanë vdekur tre pacientë në rrethana të dyshimta dhe Oksiduli i prodhuar nga “Bubeari”, është pista kryesore e hetimeve për momentin.

Prokuroria është duke hetuar rastin dhe është në pritje të rezultati të analizave të autopsisë së trupave të pacientëve, të cilët u zhvarrosën 1 javë pas vdekjes.

Deri më tani Policia e Kosovës ka marr në pyetje pronarin e kompanisë, Naser Gurin, ndërsa nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin.

Poashtu askush nuk ka dhënë dorëheqje e as përgjegjësi në QKUK për vdekjen e dyshimtë të pacientëve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKeni ëndërruar gjithmonë një bebe të bukur? Ja çfarë duhet bërë gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës Si të bëjë bebja gjumë më të mirë dhe më të sigurt gjatë natës, tregon Razije Musa

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.