Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Tefik Bekteshi – kardiolog, me rastin e “Ditës botërore të zemrës”, foli për sëmundjet kardiovaskulare sot.
Bekteshi sqaroi, se “Dita botërore e zemrës”, mbahet në nivel global që nga viti 2000, çdo 29 shtator, për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në gjithë botën.
Sipas tij, kjo ditë synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, dhe për këtë, kësaj sëmundje duhet ti kushtohet kujdes më i madh nga institucionet tona, të promovohet vetëdijesimi i njerëzve në mënyrë që të ruhen.
“Nga sëmundjet e zëmrës, çdo vit në botë vdesin rreth 17,5 milionë persona. Vetëm në Kroaci, vdesin rreth 20 mijë vetë, kurse në Kosovë edhe pse nuk ka statistika të sakta, vlerësohet se vdesin rreth 9 mijë vetë, brena vitit”, tha Bekteshi.
Qëllimi e kësaj dite, këtë vit sipas tij, është që të merren masa parandaluese, të shpërndahet dija rreth kësaj sëmundje, pra të vetëdijesohen dhe të investohet në të ardhmen, pra aktiviteti fizik të shtohet.
“Ecja është një nevojë e domosdoshme, që të përmbushet minimumi i asaj që është i nevojshëm, ka edhe aktivitete t ë tjera për ruajtjen nga sëmundjet e zemrës , njëra prej tyre është edhe mënyra e të ushqyerit”, tha Bekteshi.
Një ndër faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje padyshim është duhani, ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në disa vende publike, sipas tij, nuk mjafton.