Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Prokuroria e shtetit zgjeron rrethin e të intervistuarve për vdekjet që kanë ndodhur në QKUK

Lajme 12/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Janë bërë më shumë se dy muaj që kur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ndërruar jetë tre pacientë derisa ishin futur në sallën e operimit. Shkaku i vdekjes së këtyre personave ende nuk dihet, ani se analizat e obduksionit për të njëjtit janë bërë muaj më parë. Prokuroria thotë se po i vazhdon hetimet dhe se dyshimet e para çojnë në Gazin Oksidul (N20), i cili prodhohej pa licencë në Kosovë me të cilin furnizohej QKUK’ja. Rreth vdekjeve prokuroria tashmë ka nisur sërish intervistimin e stafit mjekësorë të QKU’së.

Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet rreth tri rasteve të vdekjeve të pacientëve të cilët ndërruan jetë më 7 shtator në Klinikat e QKUK’së. Për këtë punë, prokuroria ka filluar sërish intervistimin e stafit mjekësor të QKUK’së si dhe personave tjerë të cilët cilësohen si dëshmitarë lidhur me këtë rast.

Kështu ka njoftuar për Gazetën Express, zyra për Informim në Prokurorinë e Shtetit. Zëdhënësi, Ekrem Lutfiu, ka deklaruar se rasti është ende nën hetime.

“Sa i përket  marrjes në pyetje të stafit mjekësor dhe personave tjerë të ndërlidhur me këtë rast, mund tu them se jemi në proces të intervistimit, jo vetëm të stafit mjekësor por të gjithë atyre që janë të përfshirë dhe që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë dërguar Gazetës Express.

Ndërkohë që Gazeta Express, mëson se dhe edhe raporti i autopsisë rreth vdekjes së këtyre tre personave është drejtë finalizimit. Pritet që në javën që po hyjmë të finalizohet e gjithë puna.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar paraburgimin edhe për një muaj pronarit të kompanisë “Bubeari Komerce”, Naser Gurit, i cili dyshohet se prodhoi pa licencë gazin oksidul N20, me të cilin furnizohej QKUK’ja, e si pasojë e të cilit dyshohet se kanë vdekur 3 pacientë. Prokuroria ka marrë disa mostra të këtij gazi nga QKUK-ja për t’i kryer analizat, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë rezultat.

Në QKUK dhe të gjitha spitalet regjionale në Kosovë, është hequr nga përdorimi gazi oksidul i prodhuar nga kompania ‘Bubeari’. Tenderin për furnizim me këtë lloj gazi e ka fituar kompania ‘’Medica”,  e cila e ka selinë në Prishtinë.

 

Artikulli paraprakKëto janë disa shenja paralajmëruese se nuk do të mund të mbeteni shtatëzënë
Artikulli i rradhës Ja përse Big Mama nuk do të bëjë dasëm, tregon ajo vetë arsyen

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.