Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shërbime dentare shqip në Zvicër te Dr Gazmendi

Lajme 18/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Puna e dr. Gazmend Halitit me pacientët shqiptarë nuk përfundon me trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Me ta, ai i kushton rëndësi të madhe vetëdijësimit për ruajtjen e dhëmbëve

Në qendrën e qytetit më të madh të Zvicrës lindore, në St. Gallen, punon doktor Haliti.

Numri i shqiptarëve që kërkojnë shërbime stomatologjike në ordinancën e tij në “Neumarktpraxis Mr. med. dent. G.Haliti”, është në rritje dhe përbën një të pestën e klienteve dhe klientëve që ka

Puna e tij me pacientët shqiptarë nuk përfundon vetëm me rregullimin dhe trajtimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Me ta ai i kushton rëndësi të madhe vetëdijësimit për ruajtjen e dhëmbëve.

“Misioni im primar me pacientet shqiptarë, është ndërgjegjësimi për ruajtjen e shëndetit oral, rëndësinë e higjienes orale, ushqimit dhe kontrolleve të rregullta te stomatologu”, thotë Dr. Haliti, i cili ka marrë para tetë vjetësh nën drejtimin e tij ordinancën dhe shumicën e pacientëve të stomatologut të njohur të kryeqendrës zvicerane, Dr. Albert Oberholzer.

“Më 1. Mars 2009 kam marrë përsipër ordinancën stomatologjike nga paraardhësi im Dr. Albert Oberholzer e cila ekziston që nga viti 1976”, tregon Dr. Haliti.

Pas marrjes përsipër të ordinancës, ai ka bërë një renovim total të ambientit, duke modernizuar tërë infrastrukturën dhe duke bërë digjitalizimin e kartelave të pacientëve.

3 stomatologë dhe 5 infermiere

“Janë instaluar teknolgjitë moderne të diagnostifikimit si p.sh. CT e nofullave (DVT), Mikroskopi Operativ, Kamera Intraorale. Po ashtu, ordinanca është pajisur me aparatura moderne trajtimi siç është Laser CO2, Softlaser”.

Në ordinancë punojnë tre stomatologë dhe pesë infermiere. Doktor Haliti ka të punësuar në ordinancë një tjetër mjek stomatolog, Dr. Sali Mehmeti si dhe Dr. Joe Stassen me eksperiencë të gjatë në ortodonci. Krah tyre janë të angazhuara një higjieniste dentare, një asistene e profilakses, dy asistente dentare dhe një praktikante (asistene dentare).

“Pavarësimi profesional në përgjithësi nuk ka qenë i vështirë. Mirëpo kërkohet një angazhim shumë më i madh për të përmbushur pritjet e pacientëve jo vetëm në ofrimin e shërbimeve cilësore por edhe në drejtim të raporteve ndërnjerëzore. Përgjegjësia është më e madhe edhe në raport me stafin, kërkohet përvojë dhe aftësi për të menaxhuar ekipin gjatë rutinës ditore në ordinancë”.

Me dy specializime

Të gjitha shërbimet e stomatologjisë ofrohen në ordinancën e mjekut me prejardhje nga Presheva, i cili shkollimin fillor dhe gjimnazin e ka mbaruar në Preshevë dhe më pas i është bashkuar familjes në Zvicër. Në vitin 1997 ai ka diplomuar në shkollën e Lartë Laboratorike në Inselspital në Bernë dhe po në atë vit është regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, dega stomatologji ku dhe është diplomuar në vitin 2002.

Që nga atëherë ai ka marrë një eksperiencë të gjerë profesionale duke punuar si mjek stomatolog në klinika të ndryshme. Doktor Haliti është po ashtu anëtar i Shoqatës së Stomatologëve të Zvicrës (SSO), seksioni St. Gallen. Krahas punës, mjeku preshevar ka mbaruar në vitin 2009 studimet për master në implantologji orale (M.Sc.) në Berlin.

Aktualisht ai është në përfundim e sipër të masterit në Parodontologji apo sëmundjet e shtratit të dhëmbit dhe sivjet ka filluar specializimin dyvjeçar ne ortodonci (Zahnspange).

Shërbimet nga kjo fushë ai i ka filluar nga fillimi i muajit gusht të këtij viti me angazhimin e Dr. Joe Stassen, i cili ka eksperiencë 30 vjeçare në ortodonci.

“Kështu do të kem mundësinë që përgjatë specializimit në Ortodonci, në pjesën praktike të me qëndrojë pranë një koleg me eksperiencë në këtë fushë të stomatologjisë”, thekson ai.

Artikulli paraprakJa përse keni erë të keqe të gojës sapo zgjoheni nga gjumi
Artikulli i rradhës Fjalë që të prekin në shpirt: Këshillë e fortë që nënat duhet ta përcjellin te vajzat e tyre

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.