Mbi vendin tonë gjatë ditës së sotme do të ketë ngritje të temperaturave ku më të lartat do të shënojnë vlera deri në 12 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të fryjë erë nga verilindja dhe nga jugperëndimi , shpejtësia e së cilës do të arrijë deri 9m/s.
Ndërsa sipas Prishtina Weather, temperaturat e ajrit në ditët para do të pësojnë rënie me minimale nga -3C deri -1C, e maksimale nga 5C deri në 7C, e nga dita e mërkurë maksimalet do të rriten në 10C deri 11C.
Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-10m/s, e më pas do të fryejë lehtë nga krahu jugor 1-2m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale. /Gazeta Shneta/