Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rreth 900 mjekë kanë ikur nga Maqedonia për pesë vite

Lajme 29/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Trendi i ikjes së mjekëve nga vendi i tyre ka përfshirë në masë të madhe edhe Maqedoninë.

Kështu, gjatë 5 viteve të fundit, rreth 900 mjekë kanë kërkuar dokumentet e tyre nga Oda e Mjekëve e Maqedonisë që të mund të angazhohen jashtë. Gjermania është destinacioni më i preferuar të cilin mjekët e zgjedhin më shpesh për të punuar, por këtu është edhe Zvicra dhe vende tjera të Evropës, (për Zvicër, hëpërhë nuk mund të jepet një shifër e saktë sa është ky numër i mjekëve që kanë braktisur këtë shtet).

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në një prononcim kohë më parë për Albinfo.ch, pati thënë se vetëm në dy vitet e fundit – numri i mjekëve të larguar nga Maqedonia për në shtetet e Evropës kalon numrin 200. Në shëndetin publik shpeshherë madje mungojnë infermiere.

I fundit është shembulli në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” në Shkup, ku për shkak të mungesës së instrumenteve teknike dhe infermiereve, përkohësisht janë mbyllur disa departamente dhe salla të operimit.

Ky staf profesional ngadalë, por sigurt po humbet, ndërsa një nga arsyet kryesore është po ashtu punësimi në vende jashtë shtetit. Vlerësohet se së paku 400 infermiere kanë ndërruar uniformën nga shëndeti publik dhe kanë veshur ose uniformën e ndonjë spitali privat në Maqedoni, apo i janë bashkangjitur kolegëve në Kroaci, Gjermani apo Austri, disa dhe në SHBA dhe Australi.

VETËM SIVJET, 120 KËRKESA

Numri i mjekëve që janë larguar nga vendi për të punuar në shtete të tjera është vazhdimisht në rritje. Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve në Maqedoni – në vitin 2012, 138 mjekë kanë kërkuar vërtetim që të mund ta kryejnë punën e mjekut jashtë vendit, ndërsa në vitin 2016 këtë dokument e kanë kërkuar 172 mjekë.

“Gjatë vitit 2017, deri në ditën e enjte – nga Oda e mjekëve 120 mjekë kanë kërkuar një vërtetim me të cilin do të mund ta ushtrojnë profesionin mjekësor edhe jashtë vendit”, thonë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë. Kompetentët, madje alarmojnë nga pasoja e këtilla, ndërsa fajin hedhin në politikat e gabuara që seriozisht po prekin sistemin shëndetësor.

“Mjekët si profesion, janë të nënçmuar deri në atë masë që nuk duan të punojnë më këtu. Arsyet dihen, politikat shëndetësore të pushtetit të deritanishëm apo regjimi që solli në atë që një numër i madh i tyre të mos pajtohen të punojnë në Maqedoni. Kushtet të cilat po përjetojnë mjekët në Maqedoni nuk ekzistojnë as në Ballkan apo vend tjetër. Arsyet ekonomike janë me rëndësi, por jo edhe vendimtare”, ka pohuar Dejan Stavriq, ish lider i Sindikatës së mjekëve në Qendrën klinike në Shkup.

Dëmi që pëson sistemi shëndetësor, sipas Stavriq, është i madh, ndërsa çmimin do e paguajnë qytetarët.

ÇMIMIN DO E PAGUAJNË QYTETARËT

Për atë se pse ikin dhe si të mbahet ky personel në spitalet shtetërore, nga Shoqata e Infermierëve të Maqedonisë, thonë se ka disa arsye. “Shumë nga infermieret, të cilat kanë mbaruar shkollimin e mesëm profesional, përcaktohen për profesione të cilat paguhen më mirë dhe ku mund të ndërtojnë karrierë akademike.

Pesha e punës dhe puna me ndërrime është gjithashtu një nga arsyet për mungesën e infermiereve tek ne, nëse merret parasysh fakti se shumica nga të punësuarit janë gra, të cilat kanë rol kyç në familjen.

Me liberalizimin e vizave, shumë infermiere nga Maqedonia vendosën karrierën e tyre profesionale ta vazhdojnë në vendet e zhvilluara evropiane, ku gjithsesi motiv janë të ardhurat mujore, por dhe zhvillimi i karrierës dhe mundësia për përvetësim më të lartë të arsimimit në magjistraturë apo doktor në infermieri”, thonë nga Shoqata e Infermiereve të Maqedonisë.

Mirëpo nuk është vetëm paga arsye për largimin e këtij stafi nga spitalet dhe klinikat, por dhe ngarkesa e punës. Në vendet e BE-së, norma mesatare është 8.4 infermiere në 1000 banorë, për dallim nga Maqedonia ku kjo mesatare është 4.

Këto janë të dhënat nga publikimi i fundit “Health at a glance” e Këshillit të Evropës në vitin 2016. Në lidhje me raportin mjek-infermiere, norma mesatare në BE është 2.5 infermiere në 1 mjek, ndërsa në Maqedoni është 1.4 infermiere në 1 mjek, që tregon se infermieret janë kuadër deficitar në shëndetin publik, të mbingarkuar me punë. /albinfo.ch

Artikulli paraprakParashikimi i motit, sot priten reshje të mëdha shiu
Artikulli i rradhës Rrëfimi për çiftin shqiptar, nusja nga Peja e dhëndri nga Berati

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.