Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A po kërkojnë trajtim në QKUK pacientët serb, Gorani: Filluan të vinin nga zori, por nuk hezitojnë më

Lajme 25/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi i Kardiologjisë në QKUK këtë vit, ka arritur rekord sa i përket ofrimit të shërbimeve për pacientët.

Doktor Daut Gorani shef i shërbimit të Kardiologjisë Invazive, thotë se puna që është bërë në këtë klinikë gjatë këtij viti, ka dal përtej pritshmërive.

“Sivjet kemi realizuar diku 4052 deri në ditën e sotme procedura diagnostike ndërsa 2205 procedura intervente që shënon një numër të madh. Në krahasim me vitin e kaluar, janë 500 procedura më shumë intervente, ndërsa 1300 procedura diagnostike më shumë se vjet. Numër jashtëzakonisht i madh. Nuk kemi pritur as vet, që do të realizojmë kaq shumë. Është meritë e shtimit të stafit dhe përformansës së stafit. Jo vetëm që është shtuar numri i kardiologëve invaziv, por dhe cilësia e punës së tyre është shtuar dukshëm”, tha ai.

Por Klinika e Kardiologjisë, përveç pacientëve shqiptar, viteve të fundit po ofron shërbime dhe për pacientët serb, të cilët kanë filluar që të kërkojnë trajtim në QKUK, gjë që më herët nuk e kishin bërë.

“Ajo çka është shumë për ne si mburrje, sepse është se kemi krijuar besimin dhe tek popullata serbe. Përveç Mitrovicës Veriore, e gjithë popullata serbe të gjitha enklavat ku jetojnë ata orientohen në qendrën tonë për trajtim. Deri më tani kemi trajtuar mbi 300 qytetarë të komunitetit serb. Të gjithë janë trajtuar. Ndaj tyre kemi qenë të kujdesshëm, trajtimi ka qenë i mirë, profesional…Kurrë nuk kemi pasur ankesa. Përkundazi kemi pasur lëvdata, mirënjohje dhe falenderime”, tha ai.

Gorani thotë se pacientët serb filluan të trajtohen në QKUK nga zori, por se me kalimin e kohës, e panë se ia vlen që të trajtohen në QKUK për shkak të trajtimit profesional që ofrohet aty.

“Fare nuk kanë ardh tek ne. Më mirë është me ardh tek ne, se me vdek rrugës. Qendrat e tyre janë shumë larg, Beogradi, Nishi, Kragujevci, ku do të merrnin trajtim. Ata vijnë në gjendje të rëndë. Kanë filluar të vijnë nga zori. Por pastaj e kanë parë që tek ne ia vlen me ardh, sepse kanë pasur një trajtim shumë njerëzor dhe profesional. Ne të njejtën gjë e ofrojmë për të gjithë. Ne nuk e shikojmë emrin, nacionalitetin”, tha ai. /Indeksonline

Artikulli paraprakZjarri në qendrën tregtare në Lushnje, të paktën 20 persona dërgohen në spital
Artikulli i rradhës Sa lloje qelizash ka në trurin tonë? Zbulimi i ri do të identifikojë shkakun e Alzheimer dhe Parkinson 

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.