Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A po ndikon Covid-19 në rritjen e rasteve me sulm në zemër, flet mjekja shqiptare në Gjermani

Lajme 19/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet me Covid duket se po shfaqen sërish, mjekja Aurora Dollenberg ishte e ftuar këtë të diel në një intervistë për Euronews Albania për të dhënë disa këshilla e për të treguar gjithashtu pasojat që mund  të sjellë Covid-i por edhe thjesht gripi.

Ajo tha se personat të cilët kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese si yndyrna apo tension të lartë, e mira është të vaksinohen pasi sipas studimeve, këta persona janë më të prirur të kenë probleme kardiovaskulare.

“Është e vërtetë që ne kemi disa studime që janë në monitorim e sipër, ku janë mbledhur raste të pacientëve të infektuar me Covid dhe çfarë pasojash kardiovaskulare kanë pasur, ku më kryesorja është ataku kardiak dhe është parë se është rritur në mënyrë të dukshme rreziku i një pacientiqë ka Covid për të pasur infarkt dhe përsëri luan rol mosha.

Mosha dhe gjinia, janë pikërisht meshkuajt që janë prekur dyfish më shumë se gratë dhe është mosha mbi 60 që ka mundësi më të larta për të pësuar infarkt  nëse ka  Covid sidomos nëse ka edhe tension të lartë dhe yndyra pak të larta dhe disa faktorë rreziku, atëherë rreziku për të pasur infarkt të zemrës rritet. Prandaj është e rekomanduar vaksinimi, për të evidentuar faktin që nëse kanë këto probleme, ata patjetër duhet të marrin vaksinën kundër gripit e njëkohësisht kundër Covid- it.

 

Artikulli paraprakPërurohet shërbimi i implantologjisë në Qendrën Klinike Stomatologjike
Artikulli i rradhës Shkatërrimi i Gazës do të çojë në një brez të humbur të fëmijëve, thotë zyrtari i OKB-së

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.