Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetim ndaj KQZ’së për mos funksionimin e sajtit të tyre në ditën e zgjedhjeve.
Sajti i KQZ’së nuk ka funksionuar për disa orë pas përfundimit të procesit zgjedhor të 9 shkurtit, derisa po numëroheshin votat.
Policia po heton nëse ka pasur abuzim oshe keqpërdorim të votave
“Lidhur me pyetjen tuaj ju informojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar që Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, të ndërmarrë veprime apo masa hetimore për secilin abuzim apo keqpërdorim të votave pas rënies së uebfaqes së KQZ-së”, njofton prokuroria. /Insajderi




