Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Administrata e Spitalit të Ferizajt kundër statutit të ri të SHSKUK-së: Ka suprimuar autonominë e njësive përbërëse

Lajme 29/01/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Administrata e Spitalit të Ferizajt ka ushtruar një ankesë kundër statutit të ri të ShSKUK-së, duke thënë se Neni 9 dhe neni 10 kanë suprimuar autonominë e tyre si njësi përbërëse në funksionet e brendshme administrative

Administrata e Spitalit të Ferizajt kanë ushtruar një ankesë në sindikatë kundër statutit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, duke pretenduar se po cenohet autonomia e tyre në ushtrimin e funksioneve të brendshme, shkruan Gazeta Shneta.

Ankesa e tyre adresohet konkretisht në Nenin 9, paragrafi 2 dhe Neni 10 paragrafi 4.

“Të cilat nene decidivisht kanë suprimuar autonominë e njësive përbërëse, në këtë  rast të spitalit Ferizajt dhe gjithë spitaleve tjera rajonale, konkretisht neni 9 paragrafi 2 potencon se funksionet e brendshme administrative dhe mbështetëse të ShSKUK-ës organizohen dhe kryhen nga administrata qëndrore e vendosur në Prishtinë e cila është përgjegjëse për të gjitha institucionet shëndetësore të nivelit dytësor dhe tretësor të ShSKUK-ës”, thuhet në ankesën e tyre.

Nga kjo administratë thonë se i kundërshtojnë këto nene për shkak se janë në kundërshtim me nenin 26 paragrafi 3 dhe 4 të Ligjit Nr.06/L-113 Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura.

“Pra, duke marrë parasysh faktin se njësitë përbërëse të SHSKUK  të parapara me këtë Statut, shumica dërmuese e tyre kanë më shumë se 300 të punësuar, atëherë, koncentrimi i këtyre shërbimeve  administrative në nivel të ShSKUK, përveç se është i padrejtë dhe i paarsyeshëm,  si rrjedhoj përbën shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, dhe nga ana tjetër nëse mbetet kështu siç është Statuti i publikuar, do të ketë për pasojë lëvizje të madhe të stafit, cenim të të drejtave të fituara me kontrata pune, dhe po ashtu do të ketë cenim të pavarësisë së njësive përbërëse të cilat secila prej tyre kanë aktin e tyre themelor juridik”, thuhet në ankesë.

Administrata i ka kërkuar sindikatës së Spitalit të Ferizajt që të marr masa ligjore përmes Avokatit të Popullit për ndryshyimin e Nenit 9. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakLearti i diagnostikuar me Hemolitik Syndrom, ka nevojë për trajtim në Turqi në shumën prej 40,000 euro
Artikulli i rradhës Rriten në mënyrë alarmante rastet e fruthit në Evropë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.