1 mijë e 828 nxënës janë të infektuar me COVID-19 kurse numri i mësimdhënësve të infektuar është 412.
Kështu ka bërë të ditur zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një konferencën për shtyp ku ai ka folur për gjendjen shëndetësore të nxënësve nëpër shkolla.
Pupovci u shpreh se vetëm tri shkolla të Kosovës janë duke mbajtur procesin mësimor në sistemin online. Dhe sipas tij, numri i infektimeve është në rënie.
“I kemi 1 mijë e 828 nxënës të cilët janë të infektuar. Para dy jave i kemi pasur 6 mijë e 684 nxënës të infektuar dhe po shihet që kemi rënie të numrit të nxënësve të infektuar. Kemi 412 nxënës të infektuar kurse para 2 jave kanë qenë 1 mijë e 489”, ka thënë ai.
Gjithsesi, zëvendësministri nuk është i kënaqur me shkallën e vaksinimit tek mosha 12 deri 18 vjeç, prandaj ai ka apeluar që të vazhdohet me vaksinimin.
“Deri tani janë vaksinuar me dozën e parë 45 mijë e 387 persona. Nga vlerësimi i popullsisë del se janë 200 mijë persona të moshës 12 deri 18 vjeç dhe na del se shkalla e vaksionimit është 23 përqind. Nuk është e kënaqshme dhe apeloj në radhë të parë tek prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre dh t’i vaksinojnë”, ka theksuar Pupovci./Gazeta Shneta/




