Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Afro 10 mijë punëtorë shëndetësie janë larguar nga Kosova, po përgatitet konkursi për punëtorët e ri vendës

Lajme 06/06/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 9 mijë punëtorë shëndetësie janë larguar nga Kosova dhe janë punësuar në Gjermani vetëm gjatë vitit 2023. Të dhëna këto të cilat janë publikuar ditë më parë nga instituti GAP, sipas të cilave vetëm nga janari deri në shtator të vitit 2023, janë punësuar 9 mijë e 091 punëtorë shëndetësie në Gjermani.

Derisa po vazhdon ikja e stafit të shëndetësisë nga Kosova, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), ka nevojë për staf shtesë dhe se pritet që së shpejti të hapë një konkurs të ri, për rekrutimin e një numri të madh të stafit të shëndetësisë.

E këtë e ka bërë të ditur kohë më parë dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili ka thënë se deri në muajin qershor, do të hapet konkursi për punësimin e mbi 300 profesionistëve të shëndetësisë. Vitia ka thënë se në mesin e tyre, do të jenë 80 specialistë e rreth 200 infermierë.

“Investimet në infrastrukturë në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po vazhdojnë me një intensitet të shtuar për t’i bërë ambientet më miqësore dhe praktike për pacient. Po investohet edhe në infrastrukturë, janë hapur shumë shërbime të reja. Edhe shërbime që deri tani nuk janë bërë. Vetëm në Gjinekologji pritet që të mundësohen tri shërbime të reja. Shërbimet që janë marrë në sektorin privat dhe jashtë shteti, tani do të merren edhe në sektorin publikë. Në bashkëpunim me menaxhmentin e SHSKUK në muajin qershor do të hapet konkursi edhe për rreth 330 profesionistë të shëndetësisë. Do të punësohen rreth 80 specialistë, dikund rreth 200 infermier që do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve”, ka deklaruar Vitia.

E konkursi i paralajmëruar nga ministri Vitia pritet të hapët së shpejti. Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) kanë thënë për “Indeksonline“, se shumë shpejtë pritet të procedohet me hapjen e vendeve të punës, pasi që konkursi është duke u përgatitur.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës është duke përgatitur konkursin dhe pritet që shumë shpejtë të procedohet me hapjen e vendeve të punës, sipas njoftimit të ministrit”, thuhet në përgjigjen e Shërbimit spitalor klinik dhe Universitar të Kosovës. /Indeksonline/

Artikulli paraprakAstma tek foshnjat dhe fëmijët
Artikulli i rradhës Alergjitë (mosha 5 deri në 8)

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.