Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Afro 3 mijë raste të dhunës në familje për 9 muaj

Lajme 20/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjashtë raste të dhunës në familje u raportuan vetëm për ditën e hënë të 17 nëntorit të 2025-ës, tregues ky i një realiteti të zi brenda mureve të familjeve kosovare.20 vjeçarja G.C., e cila raportoi dhunën e tmerrshme fizike e psikike që përjetoi për vite nga bashkëshorti i saj, ishte një ndër numrat e këtij muaji.

Ajo në Kiks Kosova rrëfeu për një dhunë të vazhdueshme, çnjerëzore, që iu bë vazhdimisht, që nga viti 2021 e deri në raportimin e fundit, nëntor të 2025-ës.

Gjatë vitit 2025, nga janari në tetor, u raportuan 2 mijë e 152 raste të dhunës në familje. Krejt këto të dhëna të publikuara nga Ministria e Drejtësisë treguan statistika e numra të dhunës së ushtruar brenda gjësë më të shenjët te shqiptarët – familjes.Këto numra ishin vetëm të atyre që u raportuan në Polici.

Më së shumti raste kishte në Prishtinë (729), pasuar nga Peja me 275 dhe Prizreni me 262.

Nga mosha, numri i viktimave ishte më i larti nga 20 deri në 30 vjeç që kishte 526 raste të dhunës në familje, dhe mosha 30 deri në 40, 510 raste. 1 mijë e 555 nga numri i 2 mijë e 152 ishin gra viktima të dhunës brenda familjes apo edhe që i bie afërsisht rreth tre nga katër viktimat. 597 burra ishin viktima nga numri i përgjithshëm apo afërsisht një nga katër viktima të dhunës në familje janë burra.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2023 ishin raportuar 2,638 raste të dhunës në familje, ndërsa në vitin 2024 ky numër është rritur në 2,959 raste.

Aktivistja e drejtave të grave, Adelina Tërshani, thotë që institucionet, rastet e dhunës në familje nuk po i marrin seriozisht, madje fokusin e kanë më shumë tek numrat e statistikat sesa te fenomeni.

Tërshani shton që edhe pse gratë po e dinë se çështja e tyre nuk po trajtohet me seriozitetin e merituar, një numër i theksuar janë vetëdijesuar se duhet të raportohet dhuna në familje.

Madje sipas saj, shumica rasteve të cilat kanë përfunduar me fatalitet janë ato që paraprakisht kanë raportuar dhunën ndaj tyre e që nuk janë marrë sa duhet parasysh.Po ashtu, ajo thotë se ka shumë raste të dhunës ndaj grave që kthehet në rigjykim e nuk përfundon me dënim meritor.

Artikulli paraprakPresidentja shpërndan Kuvendin – Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme
Artikulli i rradhës Greqia prezanton mjete të reja digjitale për të ndaluar shitjen e duhanit dhe alkoolit te të miturit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.