Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Agani: Shqetësuese largimi i profesionistëve shëndetësorë, brenda pak vitesh mund të përballemi me mungesë serioze

Lajme 24/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se largimi i profesionistëve shëndetësorë nga vendi është një dukuri brengosëse dhe paralajmëron se brenda disa vitesh vendi mund të përballet me mungesë serioze të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Agani ka thëna se reforma në sistemin shëndetësor, e cila kishte filluar në vitin 2015 me mbështetje të Bankës Botërore e FMN-së, ishte ndalur dhe aktualisht tërë sistemi shëndetësor është i ngulfatur dhe gjendet në një gjendje të ngutisë dhe të konfuzionit.

“Dukuri tejet brengosëse dhe shumë fatkeqe, posaçërisht për mua si ish-ministër i Shëndetësisë i cili në vitin 2010 e pat dizajnuar reformën e sistemit shëndetësor të vendit dhe mandej gjatë mandatit 2011-2014 e patëm shndërruar atë reformë në një kornizë legjislative të qëndrueshme të mbështetur nga Banka Botërore, nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në vitin 2015 filluam me zbatuar atë reformë më ndarjen e kontributeve për të punësuarit në sistemin publik, kontributeve për fondin e sigurimeve shëndetësore dhe në kulmin e shpresave se kjo reformë do të vazhdojë erdhi deri të ndërprerja e vrazhdë e asaj ndërhyrje politike të qartë dhe praktikisht reforma ngeci aty edhe ku u nis në vitin 2015”.

“Për mua kjo është një fatkeqësi e madhe që i ka goditur shoqërinë kosovare qytetarët e vendit. Unë kam qenë thellë i bindur që 10 vite pas fillimit të reformës ne do të krenohemi në Kosovë me një sistem shëndetësor më bashkohor. Një sistem shëndetësor të ndërlidhur me sistemet e sigurimeve shëndetësore të Evropës duke pasur parasysh faktin se kemi një demografi specifike, kemi mbi 700 mijë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, shumica prej tyre të siguruar në fonde shëndetësore jashtë vendit dhe ka qenë gjithmonë ideja që Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) të kontraktohet nga këto fonde të sigurimeve shëndetësore të jashtme, në mënyrë që së paku për bashkatdhetarët tanë të ofrojë shërbime në Kosovë për ta. Është dukuri shumë brengosëse dhe është prej humbjes së perspektivës së këtyre profesionistëve të sistemit shëndetësor të vendit, humbjen e besimit të tyre në këtë sistem shëndetësor, si në aspektin e zhvillimit profesional ashtu edhe në aspektin material”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se edhe qeveria aktuale dhe MSH-ja ka vazhduar avazin e vjetër duke mos zbatuar këtë reformë e po ashtu nuk kanë zbatuar as Ligjin për shëndetësi dhe Ligjin për sigurime shëndetësore, të miratuara në vitet 2013-2014.

Agani ka theksuar se në sistemin shëndetësor e kemi një situatën kundërligjore, kjo pasi sipas tij, SHSKUK-ja është organizatë buxhetore dhe Fondi i sigurimeve shëndetësore është organizatë buxhetore.
Ai ka theksuar se dy organizata buxhetore nuk mund të hyjnë në raporte kontraktuake ndërmjet tyre dhe rrjedhimisht i tërë sistemi shëndetësor është i ngulfatur dhe gjendet në një gjendje të ngutisë dhe të konfuzionit.

“Edhe kjo qeveri, edhe kjo Ministri e Shëndetësisë e vazhdoi avazin e ministrive të tjera. Pra nuk e vazhdoi reformën për t’u hartuar reforma është dashur për t’u zbatuar ligjet, ligji për shëndetësi dhe ligji për sigurime shëndetësore që janë edhe sot në fuqi, që janë miratuar në vitin 2013-2014. Që 10 vite ligjet nuk zbatohen pa asnjë konsekuencë. Me moszbatimin e ligjeve është ndërprerë reforma. Kjo qeveri atë që ka bërë pozitive është se ka shtuar buxhetin për sektorin e shëndetësisë në masë financiare. Mirëpo nuk ka ndryshuar asgjë në raportin brenda sistemit shëndetësor. Konkretisht reforma ka qenë e bazuar në parmin e ndarjes së blerësit të shërbimeve që është dashur që të jetë Fondi i sigurimeve shëndetësore dhe ofruesit të shërbimeve që është dashur të jetë Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës. Sot e kemi situatën kundërligjore, ku SHSKUK-ja është organizatë buxhetore dhe ku Fondi i sigurimeve shëndetësore është organizatë buxhetore. Pra dy organizata buxhetore nuk mund të hyjnë në raporte kontraktuale mes tyre. I tërë sistemi shëndetësor është i ngulfatur dhe gjendet në një gjendje të ngutisë dhe të konfuzionit”, ka thënë ai.

Ish-ministri ka theksuar se trendët e ikjes së profesionistëve shëndetësorë janë dinamike, duke shtuar se disa lëmi specifike tani vetëm kanë mungesa. Ai tha se në ikje e tyre do të ketë ndikim edhe liberalizimi i vizave.

“Trendët janë shumë dinamike dhe brengosëse, rreziku gjithmonë ekziston një masë e madhe e popullatës është duke dalë jashtë vendit. Por natyrisht vendi, qytetarët e vet kanë nevojë për shërbime shëndetësore dhe me këtë trend është shumë e mundur që brenda disa viteve edhe mund të kemi një mungesë serioze të profesionistëve shëndetësorë në vend. Kjo veç po shihet në disa lëmi specialistike, konkretisht në lëmi e anesteziologjisë. Liberalizimi i vizave i ka lehtësuar disa kontakte të profesionistëve shëndetësorë me institucionet shëndetësorejashtë vendit dhe natyrisht se kjo do të stimuloj dukshëm në periudhën e ardhshme posaçërisht pas qershorit, do të e shpjegoj këtë fluks”, ka thënë ai./EO/

Artikulli paraprakStudiuesit gjejnë mënyra për të reduktuar efektet anësore të trajtimit të kancerit të gjirit dhe vezoreve
Artikulli i rradhës Sociologu: S’duhen shtypur adoleshentët, por duhet të ndryshojnë prindërit

Ju sugjerojmë

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.