Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Agjencia e skandaleve, vjedhja e barnave dhe zhdukja e 300 mijë eurove

Lajme 29/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zhdukja e 300 mijë eurove nga AKPM është skandali i dytë, pas vjedhjes së barnave para disa vitesh. Për këtë të fundit ishte ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit Jeton Shala, i cili vazhdon të mbajë këtë pozitë

Brenda dy vitesh Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale është përballë me dy superskandale. Në prill të vitit 2016, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj kryeshefit të kësaj agjencie Jeton Shala, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Gazeta Zëri ka raportuar në atë kohë se Shala ishte njëri nga të dyshuarit për vjedhjen e ilaçeve në agjencinë të cilën e drejton që nga viti 2015.

Vjedhja e ilaçeve kishte ndodhur në vitin 2011 në dhomën e dëshmive në AKPM, kur Shala ishte ushtrues detyre i kryeshefit në këtë institucion.

Por çuditërisht, Prokuroria ishte tërhequr nga kjo aktakuzë vetëm pak javë më vonë. Prokurori i rastit, Feti Tunuzliu kishte deklaruar për Koha Ditore se i akuzuari, në këtë rast Jeton Shala, ka ofruar disa dokumente shtesë përmes të cilave kishte dëshmuar se akuza nuk qëndron.

E ky nuk është i vetmi skandal i agjencisë e cila udhëhiqet akoma nga Shala. Zyrtarë të kësaj agjencie po dyshohet se kanë keqpërdorur mbi 300 mijë euro nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.

Për këto dyshime tanimë Policia e Kosovës ka arrestuar Mendim Sojevën, shef i divizionit të financave dhe buxhetit në AKPM. Ndërsa Sejdë Tolaj, drejtor i Administratës, është dërguar në Komision Disiplinor.

Sipas burimeve të Gazetës Shneta, dyshimet lidhen edhe me zyrtarë të tjerë që mbajnë pozita të larta në dy institucionet.

Keqpërdorimet lidhen me dyshimet se këta dy zyrtarë, si dhe Fatmir Kajtazi zyrtar financiar në MSH, kanë bërë tërheqjen e 400 mijë eurove në emër të avanseve për udhëtime zyrtare. Paratë ishin tërhequr nga 3 mijë deri në 20 mijë euro, të cilat nuk janë arsyetuar.

Ndonëse Shala ka qenë i akuzuar dhe tani po përballet me dyshime për korrupsion të vartësve të tij, ai ende vazhdon të mbajë pozitën e kryeshefit të Agjencisë.

Gazeta Shneta ka tentuar të kontaktojë me Shalën për të marrë një përgjigje nëse ai do të jap dorëheqje pas këtij skandali, por ai nuk ka qenë i qasshëm në telefon. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak13-vjeçari vdes nga një sëmundje shumë e zakontë tek fëmijët
Artikulli i rradhës Trupit të Zaimina Vasjarit pas lindjes, do t’ia kenë lakmi të gjitha femrat

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.