Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë raportimit për ngjarje tragjike, duke respektuar familjet e prekura.
“Në këto situata të ndjeshme, është thelbësore që raportimi të bëhet me përgjegjësi të lartë profesionale dhe etike, duke respektuar privatësinë, dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve”, thuhet në postimin e AIP në Facebook.
Agjencia ka theksuar se mbrojtja e të dhënave personale është një detyrim ligjor dhe moral, veçanërisht në raste të tilla.
Në fund, AIP ka ftuar mediat që të veprojnë me ndjeshmëri dhe korrektësi, duke kontribuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe duke treguar solidaritet me familjet në momente të vështira.




