Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AKP me aksion humanitar për dhurim të gjakut: Numri i aksidenteve ka shtuar nevojën për rezerva të gjakut

Lajme 15/07/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) të hënën ka organizuar aksion humanitar për dhurimin e gjakut për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK).

Drejtori i AKP, Alban Limani, ka thënë se duke e parë nevojën për rezerva të gjakut për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve ne komunikacion, stafi i AKP-së ka shprheur dëshirën që t’i plotësojnë këto nevoja, raporton EO.

Ai ka thënë se ky aktivitet organizohet çdo vit dhe se interesimi i zyrtarëve për të dhënë gjak është për tu vlerësuar këtë vit.

“Sivjet me kërkesë specifike të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës (QKTGjK), jemi mundu ta organizojmë këtë dhurim vullnetar të gjakut. Pak më herët siç duket edhe nevoja për rezerva të gjakut janë më të mëdha për shkak të aksidenteve dhe stafi i AKP-së është paraqit që t’i plotësojnë këto nevoja për dhurimin e gjakut”.

“Numri i zyrtarëve të AKP-së është solid edhe konstant për çdo vit është aktivitet i suksesshëm si çdo vit tjetër. Vullneti i zyrtarëve është i njëjt për çdo vit sepse ende po vazhdon aksioni vullnetar”, ka thënë ai.

Kurse, Drejtori i Administratës në AKP, Dardan Krasniqi, tha se aksioni sot është organizuar dy herë brenda periudhës gjashtë mujore.

“Është diçka që e bëjmë më shumë kënaqësi, dihet se nevojat për gjak janë të mëdha dhe bëhet thirrje vazhdimisht ne jemi gjithmonë në gatishmëri ta bëjmë këtë gjë”, tha ai.

Tutje, tha se ka vite që merr pjesë në aksionin humanitar për dhurim të gjakut, ndërsa bëri edhe thirrje që kush ka mundësi të bëjë një aksion humanitar të tillë.

“Ka vite se mbaj mend saktësisht është diçka që e bëjë me kënaqësi. Thirrja jonë është e përhershme jo vetëm tash kushdo që ka mundësi të dhurojë gjak. Nevojat për gjak janë të mëdha, sidomos tash verës kur numri i aksidenteve rritet, për shkak të fluksit të madh dhe ne iu kemi përgjigjur menjëherë po e shihni edhe sot se numri i zyrtarëve që dhurojnë gjak është i kënaqshëm”, shtoi Krasniqi.

Artikulli paraprakDetaje nga rasti i rëndë në Rahovec: Fëmija 3-vjeçar vdiq pasi e goditi dera e hekurt
Artikulli i rradhës Vdes një grua në Prishtinë, vajzat e saj dyshojnë se ndodhi si pasojë e moskujdesit

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.