Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

AKP miraton transferimin e dy pronave për depo qendrore të barnave për Ministrinë e Shëndetësisë

Lajme 19/11/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) njofton se ka marrë vendim për dhënien e pëlqimit për bartjen e dy pronave të ndërmarrjes shoqërore “Jedinstvo” për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë, për përdorim si depo qendrore të barnave.

“Ky vendim është në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpronësim të datës 24 korrik 2024”, thuhet në komunikatë.

Gjatë mbledhjes, Bordi i AKP-së aprovoi Raportin e Komisionit Vlerësues të menaxhmentit të AKP-së, i cili paraqiti progresin gjatë periudhës së tremujorit të tretë të vitit 2024. Po ashtu, u miratuan listat përfundimtare të punëtorëve që do të përfitojnë 20%-in e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i 10 ndërmarrjeve shoqërore ose aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, përkatësisht: NSh “Peko” Mitrovicë; NSh KB “Novobrda” Gjilan; NSh KB “Baran” Pejë; NSh KB “Bujku” Prishtinë; NSh “Përparimi” Prishtinë; NSh “Enti për Përparimin e Amvisërisë” Prishtinë; NSh “Centrotekstil” Prishtinë; NSh “Stacioni i Veterinarisë” Gjakovë dhe NSh “Shipad” Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, Bordi shqyrtoi dhe miratoi Raportet rekomanduese të Divizionit të Shitjes Direkte, ku u miratuan 20 raste që plotësojnë kriteret për trajtim sipas procedurës së shitjes dhe u refuzuan 13 raste të tjera.

Në përfundim, u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme lidhur me privatizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore, bazuar në prezantimet nga menaxhmenti i AKP-së.

Artikulli paraprakTaravari: Pagat në shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e RMV-së
Artikulli i rradhës OMK nis vizitë studimore në Odën e Mjekëve të Hamburgut

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.