Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksident fatal në Pejë – humb jetën 85-vjeçari i cili po lëvizte me karrocën për persona me aftësi të kufizuara

Lajme 15/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:35, në rrugën “Adrian Krasniqi” në Pejë, ku ka humbur jetën një 85-vjeçar me aftësi të kufizuara.

Sipas hetimeve fillestare, në aksident është përfshirë një kamion “Volvo” me mjet të bashkangjitur (vinç), i drejtuar nga J.A, dhe një karrocë për persona me aftësi të kufizuara, e drejtuar nga viktima Sh.B, 85-vjeçar.

Policia dyshon se drejtuesi i kamionit, duke mos e mbajtur krahun e djathtë të lëvizjes dhe pa i kushtuar vëmendje pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, ka goditur viktimën, ku rrota e mjetit të bashkangjitur ka kaluar mbi kokën e tij, raporton Sinjali.

Viktima po lëvizte nga drejtimi i kundërt dhe ishte prapësuar për shkak të goditjes së cepit të trotuarit, moment kur ndodhi aksidenti fatal.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë, hetuesit e Njësisë për Trafikun Rrugor dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është ndaluar për 48 orë.

Artikulli paraprakShtimja po bëhet me objekt të ri të QKMF-së
Artikulli i rradhës Stuhi me erëra të forta godet plazhet e Vlorës, largohen pushuesit

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.