Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksidenti në Kroaci: Spitali jep detaje për gjendjen e të lënduarve, në mesin e tyre 15 fëmijë

Lajme 25/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Autobusi me mërgimtarë kosovarë që po vinte nga Gjermania në Kosovë u aksidentua sot në Kroaci ku të vdekur kanë mbetur 10 persona

Ministri i Shëndetësisë Vili Beros dhe shefi i Mbrojtjes Civile Damir Trut kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa Beros pasi vizitoi spitalin ‘Slavonski Brod’ ku po trajtohen 45 të lënduarit, iu drejtua mediave.

“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë u përfshinë në aksident”, tha Beros, duke shtuar se 15 të tjerë janë lënduar rëndë.

“Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë është e lënduar rëndë”, tha gjithashtu ai.

Fjalën e mori edhe Maja Grba Bujevic, duke thënë se ishin përfshirë  6 ekipe të ndihmës së shpejtë.

“Në 6:23 morëm një telefonatë, në 6:256 u nisëm”, tha Bujevic. Katër ose pesë minuta më vonë, tha ajo, stafi i ambulancës ishte në vend ngjarje.

Shefi i spitalit ‘Slavonski Brod’ tha se dy kishte të lënduar rëndë.

“Dy persona janë në kujdes intensiv, 15 janë të plagosur rëndë. Ne patëm tre operacione dhe kjo nuk e përjashton mundësinë e operacioneve të reja. Të gjithë pacientët kishin kujdese sipas rregullave”, tha ai.

Damir Trut tha se të gjitha shërbimet bënë punë të mirë.

“Kjo nuk ndodh shpesh. Gjatë historisë, ne kemi pasur disa aksidente të tilla, kryesisht autobusë të huaj. Disa vjet më parë, kishte një autobus sllovak afër Gospic”, tha Trut.

Ai u pyet nëse aksidenti ishte shkaktuar nga lodhja.

“Nuk mund t’iu themi, sepse hetimi po vazhdon, hetuesit do t’iu tregojnë gjithçka pastaj. Shumica dërrmuese e udhëtarëve janë shtetas të Kosovës”, tha Trut. /gazetametro.net

Artikulli paraprakCOVID-19: Një numër i madh i pacientëve zhvilluan komplikime pas kalimit të infeksionit
Artikulli i rradhës Aksidenti tragjik në Kroaci: Ambasadori i Kosovës dhe ministri kroat i Shëndetësisë japin detajet e fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.