Një vajzë e re mbeti e lënduar rëndë në Qyshk të Pejës ditën e djeshme rreth orës 15:00.
Ajo u aksidentua në një lokacion ku semaforët nuk punojnë, por zebrat janë shenja që tregon se vendi është i rezervuar për kalimin e këmbësorëve.
I dyshuari për aksidentin është një zyrtar policor, transmeton klankosova.
Viktima e aksidentuar është në gjendje të rëndë dhe po vazhdon të trajtohet në kujdesin intensiv.
Ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.




