Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Zllakuqan të Klinës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një traktor.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 19:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Zllakuqan- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe një mjet pune (traktor)”.
“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha ai.




