Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aksion i Antidrogës në Viti: Arrestohet një 21-vjeçar që kultivonte kanabis

Lajme 30/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë në Gjilan, i zhvilluar gjatë ditës së djeshme në Viti ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprime të kundërligjshme. I riu që ra në prangat e Policisë dyshohet për kultivim të bimëve narkotikëve, raporton Sinjali.

Siç mëson Sinjali, bastisjet janë kryer në fshatin Skifteraj, ku edhe u prangos i dyshuari 21-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, zyrtarët policorë të Antidrogës pas kontrolleve të kryera kanë arritur t’i gjejnë të dyshuarit disa bimë narkotike.

Kanabisi që dyshohet se është kultivuar nga i dyshuari u gjet në një arë në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit.

Njësitë përkatëse të Policisë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që pa autorizim kultivon bimën e hashashit, shkurren e kokainës ose bimën e kanabisit me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotropike, dënohet me burgim prej një deri në dhjetë vjet.

 

Artikulli paraprakDoktori nga Tirana i jep shokut hua 50 mijë euro, pas një jave ai ia vjedh 15 mijë të tjera
Artikulli i rradhës Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Sllatinë ku humbën jetën dy persona

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.