Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje punësohet si inspektor farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë

Lajme 07/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prizrenit në kohën sa ka udhëhequr kjo parti, Edon Muçaj, është punësuar si inspektor farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë. Muçaj ka mohuar të ketë ndikuar partia për punësimin e tij.

Edon Muçaj, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, është punësuar si inspektor farmaceutik në Ministrinë e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

Muçaj farmacist me profesion, ka qenë kandidat për asamblist në zgjedhjet e fundit komunale në Komunën e Prizrenit në vitin 2021. Ndërkaq para këtyre zgjedhjeve në kohën kur LVV ka udhëhequr me Prizrenin, Muçaj ka mbajtur pozitën e drejtorit të Inspeksionit të komunës.

Gazeta ka kontaktuar me Muçajn për punësimin e tij. Ai ka mohuar se partia ka ndikuar që të pranohet në këtë konkurs.

“Mendoj që nëse Lëvizja do të dëshironte të më ndihmonte do të kishte bërë më herët dhe nuk do isha duke udhëtuar me dhjetra kilometra çdo ditë për të punuar për të mbajtur familjen! Andaj përgjigjja ime konkrete është që jo madje as që e kanë ditur dikush nga ta që kam aplikuar”, ka deklaruar ai për Gazetën Shneta.

Gazeta ditë më parë ka raportuar edhe për një ish-kandidat për asamble në komunën e Vushtrrisë nga radhët e LVV-së, i cili u punësua si inspektor shëndetësor. Bëhet fjalë për fizioterapeutin Kadri Maxhuni.

Ai e ka pranuar se ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat për asamble, por ka mohuar se angazhimi i tij politik ka ndikuar që të pranohet në punë.

“Çka është me rëndësi kjo. Çfarë ndikimi. Unë e kam përvojën dhe jam magjistër. Çka ka me ndiku. I kam plotësu të gjitha kriteret dhe kam përvojë mbi 20 vjet pune. Kam përvojë në menaxhim dhe kam ordinancën time”, ka deklaruar Maxhuni.

Në Ministrinë e Shëndetësisë së fundmi janë pranuar 24 inspektorë shëndetësorë dhe 11 inspektorë farmaceutik. /Gazeta Shneta/

Ish-kandidati i LVV-së për asamblist punësohet inspektor në Ministrinë e Shëndetësisë

Artikulli paraprakKontrolli i gjinisë së fëmijëve përmes IVF-së: Implikimet etike dhe mjekësore
Artikulli i rradhës Shpresa për pacientët me distrofi muskulare: Terapitë mjekësore rigjenerative dhe zhvillimet e fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.