Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Aktivitete për informimin e nxënësve për shëndetin e dhëmbëve dhe gojës

Lajme 04/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me fillimin e vitit të ri shkollor, rifillojnë edhe aktivitetet në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që ka për qëllim informimin e fëmijëve – nxënësve për rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).

Me këtë rast, dentisti Xheladin Ujkani, ideator dhe udhëheqës i këtij projekti, së bashku me fëmijët dhe nxënësit e Institucioneve parashkollore dhe fillore, do të bashkëbisedojnë për ushqimet e shëndetshme dhe ato të dëmshme për dhëmbët, për metodën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbëve, si dhe për raportet miqësore që duhet krijuar fëmijët me dentistin (stomatologun), si më poshtë:

  1. Fëmijët do të informohen në detaje për ushqimet dhe pijet që nuk shkaktojnë dëme te dhëmbët, si: uji, qumështi, çaji kamomil, djathi, buka, pemët dhe perimet e freskëta. Si dhe për ato të dëmshmet: Çokollatat, ëmbëlsirat, bonbonet, çipsat, kikirikët, farat me krip dhe piper, pijet e gazuara…
  2. Fëmijët do të informohen se për të pasur dhëmbë të shëndoshë, të pastër dhe të bardhë, ata duhet t’i pastrojnë dhëmbët në mëngjes, gjatë ditës sipas nevojës dhe në mbrëmje para gjumit. Pastrimi i dhëmbëve duhet të fillojë me sipërfaqen e jashtme, me dhëmbët e sipërm nga lart-poshtë, ndërsa dhëmbët e poshtëm nga poshtë-lart. Pastaj, sipërfaqen e brendshme, sipërfaqen e kafshimit nga para-pas dhe me një lëvizje edhe gjuhën. Të gjitha këto do të ilustrohen me maketat speciale.
  3. Raporti miqësor me fëmijët është parakusht për një vizitë stomatologjike të suksesshme. Pavarësisht se prindërit dhe familjarët, shpeshherë pa dashje, përvojën jo të mirë të tyre në raport me vizitën te dentisti e bartin tek fëmijët, janë dentistët ata që duhet të tregohen të afërt dhe miqësor e të mos u bëjnë presion fëmijëve. Janë dentistët ata që duhet të mundohen që përmes bashkëbisedimit të fitojnë besimin e tyre. Kështu, procedura e mëtutjeshme do të jetë e pranueshme nga fëmijët, në të shumtën e rasteve pa dhimbje e pa pasur fare nevojë për anestezion (injeksion).

Në fund të aktivitetit, çdo fëmijë që ka dëshirë, do të shtrihet në karrigen stomatologjike, si një formë tjetër e çlirimit nga frika. Po ashtu, fëmijëve e nxënësve do t’u shpërndahen dhurata – brusha të dhëmbëve me pastë.

Të gjitha aktivitetet realizohen në atmosferë të mirë – me shoqërimin e maskotës së projektit, “Lepurushit”, dhe këngës tashmë të njohur, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” (këngën e gjeni KËTU: https://goo.gl/PvxXZQ)

Ky është viti i gjashtë i realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, projekt që monitorohet dhe bazohet në rekomandimet e Komitetit Ndërministror të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Projekti mbështetet nga dentisti Xheladin Ujkani dhe Klinika Dentare Dent-In.

Artikulli paraprakMoti këtë javë me diell dhe vranësira
Artikulli i rradhës Femrat kanë shumë arsye pse po bëjnë operacione plastike në vaginë (Foto)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.