Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Akuza për drejtorin e QKMF’së në Istog, po e mban jashtëligjshëm këtë pozitë

Lajme 08/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Lidhjet partiake dhe afërsia me kryetarin e Istogut, Haki Rugova, i kanë ndihmuar stomatologut Shefqet Mehmeti, që për dhjetë vjet radhazi të jetë në krye të qendrës kryesore të mjekësisë familjare.Mehmeti, në bazë të konkursit, ishte zgjedhur vetëm për një mandat katërvjeçar, si drejtor në këtë QKMF, derisa, tash e gjashtë vjet, ai vazhdon të qëndrojë në këtë pozitë kundërligjshëm, raporton KTV.

Pretendohet se një mandat i plotë atij i është vazhduar vetëm pse e ka përkrahjen e kryetarit të komunës, pa u përfillur asnjë procedurë, kurse tash e dy vjet është ushtrues detyre.

Ligji për Shërbimin Civil e specifikon qartë se zyrtarët e lartë drejtues dhe zyrtarët drejtues në shërbimin civil, në pozitën e ushtruesit të detyrës, nuk mund të qëndrojnë më shumë se tre muaj.Kjo ka bërë që stafi mjekësor i kësaj qendre të kërkojë dorëheqjen e tij.

Arsye tjetër e mjekëve që të mbledhin nënshkrimet kundër drejtorit, thonë se janë edhe sjelljet arrogante të tij, mosrespektimi i orarit të punës, keqmenaxhimi si dhe favorizimi i punëtorëve të caktuar.

Kohavisioni ka kontaktuar edhe me drejtorin, por ai ka thënë se është jashtë qytetit dhe nuk mund të flasë për këtë çështje.Në drejtorinë e Shëndetësisë, tashmë e kanë pranuar shkresën me nënshkrimet e 49 mjekëve, me të cilën kërkohet shkarkimi i drejtorit aktual të QKMF-së.

Sidoqoftë, në këtë institucion shëndetësor është emëruar edhe një mjek tjetër si zëvendësdrejtor, pozitë kjo e jashtëligjshme sipas mjekëve.

Artikulli paraprakNjë paralajmërim i rëndësishëm për të gjitha gratë shtatzëna në lidhje me viruset
Artikulli i rradhës Horoskopi, 9 shkurt 2019

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.