Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Akuzat e mjekut nga Gjilani për “vdekjen e pacientit” dhe shkeljet e tjera në QKMF, çfarë ka bërë prokuroria me rastin?

Lajme 15/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Leotrim Kurteshi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-shefi i Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan “Dr. Nagip Rexhepi” Leotrim Kurteshi, pretendoi se pacienti vdiq pasi një mjek nuk ishte përgjigjur ndaj thirrjes së pacientit për ndihmë. Ai deklaronte edhe shkelje të tjera të evidentuara në QKMF, por çfarë ka ndodhur me këtë rast?

Liridona Xheladini zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, tha për Gazetën Express se deri në këtë fazë kanë pranuar një raport hetimor nga policia. E njëjta nuk ka dhënë detaje nëse janë intervistuar akterët që pretendohet të jenë përfshirë në këtë rast.

“Referuar pyetjeve tuaja ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, për këtë rast ka pranuar raportin hetimor nga Policia e Kosovës. Për të gjitha veprimet e tjera të mëtutjeshme do të jeni të njoftuar me kohë”, tha Xheladini për Gazetën Express.

Ish-shefi i Urgjencës, Leotrim Kurteshi, ditën kur njoftoi dorëheqjen tha se drejtori i QKMF-së dhe Drejtoria e Shëndetësisë së Gjilanit nuk kanë reaguar.

Një ditë më vonë, Drejtoria e Shëndetësisë së Gjilanit tha se mjeku Kurteshi “është shkarkuar nga pozita që mbante, kryesisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe si rrjedhojë e menaxhimit jo të mirëfilltë të punës nga ana e tij”.

Sipas Drejtorisë së Shëndetësisë, deklaratet e mjekut “janë të pavërteta e të paqëndrueshme”.

 

Artikulli paraprakVetëm në korrik, 53 raste të të shtënave me armë në ahengje
Artikulli i rradhës Rrëzohet për vdekje 68-vjeçarja shqiptare, po pastronte dritaret

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.