Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarm për rritjen e rasteve me HIV në Kosovë, më së shumti të prekur të rinjtë

Lajme 03/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në shtatëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me HIV. Krahasuar me vitet e kaluara, ky numër paraqet një rritje, ndërkohë që rastet më të shpeshta janë tek të rinjtë. Institucionet shëndetësore dhe organizatat që merren me këtë fushë, thonë se aktualisht ka terapi të mjaftueshme, përfshirë edhe atë parandaluese.

Numri i rasteve me HIV është në rritje në Kosovë.

Shifrat në repartin e Klinikës Infektive flasin për një gjendje, siç thotë ky institucion, brengosëse.

Shefi i repartit, Murat Mehmeti, thotë se rritja e rasteve është shqetësuese dhe mund të tejkalojë shifrat e vitit të kaluar.

“Gjatë shtatëmujorit të këtij viti deri më tani në klinikën infektive ku ne punojmë dhe merremi me pacientët që kanë të bëjnë me HIV infeksion, përkatësisht me trajtimin e tyre, janë regjistruar gjithsej 19 raste. Dmth realisht kemi një rritje të numrit të rasteve krahasuar me vitin e kaluar edhe me vitet paraparake. Nëse flasim për vitin e kaluar, kemi pasur 29 raste gjithsej, po flasim për tërë vitin. Ndërkohë që vetëm deri më tani kemi 19 raste të reja dhe kjo është brengosëse, për shkak se deri në fund të vitit do të kemi një numër shumë më të madh”, thotë Murat Mehmeti, shef i repartit në Klinikën Infektive.

Edhe pse aktualisht në Klinikë ndodhet vetëm një pacient, mbi 100 persona në gjithë vendin janë nën mbikëqyrje dhe trajtim.

Për momentin në Klinikë e kemi të shtruar ose në trajtim vetëm një pacient, ndërkohë nëse flasim për numrin e përgjithshëm të pacientëve në Kosovë që janë nën mbikëqyrjen tonë, ky numër është diku rreth 105”, thotë Mehmeti.

Nga qershori i vitit të kaluar, qytetarët në Kosovë kanë qasje edhe në një terapi parandaluese për HIV-in, të quajtur PrEP (Profilaksia para ekspozimit). Kjo, falë një pune shumëvjeçare nga organizatat që punojnë me komunitetet më të ndjeshme.

Kështu thotë Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale.

“PrEP-i ka fillu me u dhanë për qytetarët prej qershorit të vitit të kaluar pas një pune 7-8-vjeçare e angazhimit tonë për me sjell këtë lloj terapie parandaluese në Kosovë”, tregon Nuhiu.

Sipas tij, furnizimi me këtë terapi është i garantuar deri në fund të vitit 2027 nga donatorë ndërkombëtarë, ndërsa pas kësaj periudhe, përgjegjësinë do ta marrë Ministria e Shëndetësisë.

“Sasia e terapisë është e garantuar deri në fund të vitit 2027, falë një donacioni ndërkombëtar. Më pas, përgjegjësinë pritet ta marrë Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Nuhiu për Tëvë1.

Ndërkaq, sipas doktorit Murat Mehmeti, grupmosha që po preket më së shumti nga infeksioni është ajo e të rinjve, kryesisht personat mes moshës 20 deri në 30 vjeç.

 

Artikulli paraprakDhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali
Artikulli i rradhës Nataliteti në rënie në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprim institucional

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.