Qytetarët e Kosovës vazhdojnë te prekë nga kanceri çdo ditë e më shumë. Numri i të prekurve nga kanceri vetëm në muajt e pare të këtij viti është 482.
Onkologët thonë se ushqimi, të cilin e konsumojnë qytetarët e Kosovës dhe ajri i ndotur janë faktorët kryesor që po ndikojnë në rritjen e numrit të të prekurve nga kanceri.
Kjo pasi që, sipas onkologëve, pacientët më së shumti janë të prekur nga kanceri në mushkri dhe organet e frymëmarrjes.
Onkologu Ardian Millaku ka folur edhe për furnizimin me barna, për çka, sipas tij, Klinika e Onkologjisë qëndron mirë në këtë aspekt. Por të kundërtën e kanë deklaruar pacientët të cilët kanë thënë se po detyrohen të blejnë vet barna, ka raportuar KTV.