Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Albin Kurti i vetmi lider që kërkoi shërim në QKUK, s’pranoi as dhomën VIP

Lajme 12/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është i vetmi lider politik që ka kërkuar shërim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Madje ai nuk kishte pranuar të trajtohej në një dhomë të veçantë në Mjekimin Intensiv Qendror

Para rreth dy jave kreu i VV-së Albin Kurti u hospitalizua në Klinikën Infektive në QKUK, pasi dyshohej se ishte prekur nga virusi i rëndë. Mjekët i rekomanduan që të shtrihet në intensivën e kësaj klinike, ku pas analizave doli se Kurti ishte i prekur nga një infeksion në mushkëri, shkruan Gazeta Shneta.

Mjekët e trajtuan me terapi dhe oksigjen dhe pas 24 orë qëndrimi në klinikë, Kurti u lirua për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi. Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se mjekët e kishin sugjeruar që të kalonte natën në një dhomë të veçantë në Mjekimin Intensiv Qendror, por Kurti nuk kishte pranuar një gjë të tillë.

Pasi doli nga spitali, lideri më i votuar në Kosovë falënderoi personelin mjekësor dhe infermierët për kujdesin ndaj tij. Në një postim të tij në Facebook, Kurti përmendi emrat e të gjithë mjekëve dhe infermierëve që u kujdesën për të, ndërsa pacientëve me të cilët kishte kaluar natën, iu dëshiroi shërim të shpejtë. Ndonëse bashkëpunëtorët e tij ishin detyruar që të blinin barin “Tamiflu” në Shkup, Kurti nuk e kritikoi ministrin e Shëndetësisë nga PDK, Uran Ismaili për mungesë të barnave.

Kreu i VV-së është lideri i vetëm politik që ka kërkuar shërim në Qendrën Klinike Universitare. Këtë nuk e kishin bërë liderë tjerë sikurse Isa Mustafa kur u përball me një sëmundje. Mustafa fillimisht ishte paraqitur në një spital privat, pastaj për të udhëtuar në Gjermani ku u trajtua në një klinikë private për disa muaj.

Njëjtë pati vepruar edhe kryeministri aktual Ramush Haradinaj me familjarët e tij, të cilët i kishte dërguar për trajtim në Shqipëri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVajza nëntë muajshe e Eminës nis hapat e parë, ja si e ndihmon nëna
Artikulli i rradhës E pazakontë, babai e pagëzon djalin me emrin dhe mbiemrin e deputetit Daut Haradinaj

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.